E kam shpërndarë këtë ngjarje në formë të një serie të storieve në Instagram dhe në bazë të reagimeve të mira që kam pranuar dhe sugjerimeve nga të tjerët, vendosa me e shpërnda me të gjithë. Gjithçka filloi me një email që e pranova para disa ditëve që ishte pak më ndryshe nga email-ët që i pranoj zakonisht (tekstin e plotë të çdo email-i e vendosi pas fotos për ata që kanë probleme ta lexojnë përmes fotos):
"I nderuar Z.Hakan,
Dua t'ju informoj se nominimet për 2019 Business Elite’s “40 Under 40” Summit në Amsterdam janë të hapura! Si një nga njerëzit e suksesshëm, unë do të doja t'ju ftoja që të konsideroni veten e nominuar për këtë vlersim prestigjioz në:businesseliteawards.com/nominate
Të bashkangjitur keni Letrën e Drejtorit tonë Rajonal duke shpjeguar këtë event të mrekullueshëm në më shumë detaje.Ju lutem mos ngurroni të më kontaktoni në çdo kohë për sqarime të mëtejshme.
Faleminderit për konsideraten tuaj dhe shpresojmë t'ju mirëpresim tek Elite!
Besnikërisht,
***************
Business Elite Awards
Country coordinator"
Disa emocione të përziera. Egoja në njërën anë fillon të ngritet. Jam nominuar për të fituar një çmim internacional. A ka më mirë? Por, pastaj fillova ta mendoj më thellë. Pse unë? Ku më gjetën ata mua? Pse bash për biznes? Unë lidhje me biznes nuk kam, të paktën nuk e konsideroj veten biznesmen. Poashtu forma regjistruese dukej shumë profesionale, çdo detaj përputhej plotësisht, por pse të paguaj për këtë event? Përkundër ndjenjës së mirë që më dha në fillim, skepticizmi im rreth kësaj pune ishte shumë i lartë sa që kërkova më shumë info:
“Pershendetje,
Se pari desha te ju falenderoj per kontaktimin. Nese do te ishte e mundur do te ishte e mireseardhur te di pak me shume info, psh cfare profili kerkojne tek njerezit per zgjedhjet dhe cfare duhet te prezentoj une si forme nominimi per shkak se po me duket paksa profil me ndrshe prej asaj qe e bej une. A ka lidhje ndonje gje me teknologji apo inovacion ne veqanti apo eshte per te gjitha fushat. Poashtu ne web-faqe e pashe qe nominimi ka qene deri me 9 Maj te ketij viti. Cfaredo informate tjeter perveq ketyre poashtu do te ishte e mire se ardhur.
Faleminderit shume,
Hakani.”
Brenda pak minutave e pranova një përgjigje. Email-i thoshte kështu:
“Pershendetje Hakan,
Emri yt erdhi në kërkimin që ne bëjmë për njerëzit që si ju kanë sukses para moshes 40 vjeçare.Ne ju ftojme qe ju te propozoni veten tuaj dhe te jeni në mesin e menaxherëve dhe sipermarrësve më të suksesshëm.
Pra ky event është për çdo fushë, sepse duam të kemi profile të ndryshme të menaxherëve / sipërmarrësve.
Per pergjigjen tjeter per daten e nominimit, 9 maj ishte dita e fundit për njerezit qe vetë nominoheshin, pra nuk kishin ftese nga ne. Nëse dikush është i ftuar nga ne, kjo do të thotë që ne besojme se profili juaj ka shanse të mëdha për të fituar një çmim.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është krijimi i një rrjeti të fuqishëm alumni të biznesmenëve më të mirë dhe më ambiciozë nga rajoni dhe krijimi i një platforme për bashkëpunim të ardhshëm, krijimi i projekteve të ndërsjella dhe rritja e eksporteve.
Pra qëllimi ynë është që në 10 vjet të kemi 1000 biznesmenë më të mirë dhe më të suksesshëm në një vend, i cili do të jetë forca shtytëse e ekonomisë kombëtare dhe asaj të BE-së.
Nëse keni nevojë për sqarime të mëtejshme me njoftoni.
Gjithe te mirat,
**************”
Nga ky email u rritën edhe më shume dyshimet e mia. Përderisa prisja të paktën diçka më specifike, kjo përgjigje ishte shumë gjenerale që nuk kishte të bënte asgjë me mua personalisht. Por, siç thotë ajo thënia: kurioziteti e ka mbytur macen (që në shqip s’po tingëllojka edhe aq mirë), unë vendosa të vazhdoj më shumë. Fundi i fundit, çfarë kam për të humbur? Ja ktheva këtë email:
“Përshëndetje,
Faleminderit për përgjigje. E lexova pak edhe ne web-faqen zyrtare dhe e pash pak a shume cfare profile kerkoni per kete arsye isha pak skeptik per shkak se deri me tani pervoja ime nuk ka qene e fokusuar 100% ne biznes por me shume ne udheheqjen dhe zhvillimin e produkteve teknologjike ne kompanine ku punoj apo edhe projekte individuale. Por, sido qe te jete une do te kisha nderin te vete nominohem. Cilat jane hapat qe duhet t'i ndermarre per nominim?
Me respekt,
Hakani.”
Dhe ajo përsëri, brenda pak minutash ma ktheu mesazhin:
“Pershendetje Hakan,
Kenaqesia eshte e imja.Ju lutem më jepni informacionin e mëposhtëm dhe do t'ia përcjell atë drejtorit tonë rajonal dhe të sigurohem që të jeni të nominuar. Ju do të merrni ne ditet ne vazhdim një mesazh konfirmimi nga drejtori.
Emri dhe mbiemri
Kompania
Pozicioni në kompani
Që kur je në atë pozitë
Adresa e emailit
Numri i telefonit
Data e lindjes
Faleminderit dhe ju uroj shumë fat në nominimin tuaj.
Me respekt,
********”
Prisja që për të aplikuar duhej të shkruhej ndonjë lloj eseje apo edhe ndonjë lloj përshkrimi a vërtetimi të punëve që i kam bërë deri më sot. Pak a shumë, mendoja me vete, si presin këta ta vërtetoj unë se e meritoj këtë çmim? Por, në realitet, për të aplikuar unë duhej të dërgoj vetëm disa informacione shumë të thjeshta. Me apliku për këtë çmim prestigjoz qenka më lehtë se me hap një llogari në Facebook. Duke parë se nuk paska shumë kërkesa, vendosa me i dërgu informatat e mia dhe ta shoh se çfarë po ndodh. Pas disa ditëve, e pranova këtë email:
“Dear Hakan
On behalf of Business Elite Award’s Advisory Board, I would like to inform you that your nomination for the 2019 Business Elite’s 40 under 40 recognition has been assessed and was officially approved. Therefore, it is my pleasure to congratulate you on becoming the recipient of the prominent “40 under 40” Award!
As a note from them, they are so impressed how young you are and holding a position with such huge responsibility in a leading Kosovar company.
I am pleased we have a chance to acknowledge your strong efforts and many sacrifices that brought you to such a huge success throughout your career. Solid regional connections between young successful business persons like yourself is an essential boost towards achieving everyone’s goal: a better today and a brighter future.
In addition, please find attached the Registration Form for the 2019 Business Elite’s 40 under 40 Summit in Amsterdam on October 23rd where you are expected to personally receive the Award. After you fill your information, please send us back a signed scanned copy of the form as a reply to this same email ([email protected]).
Or also, if you would like to personally meet with me and further discuss the strategy for the PR of this achievement, I will be tomorrow in Kosovo and we can meet in Prishtina either around 10AM or around 1PM whichever suits you better. As a location I would personally prefer Emerald Hotel if it is ok with you.
Congratulations once again on being named one of the Business Elite’s 40 under 40 business people from South Easter Europe and welcome to the Elite!
Sincerely,
Viktor *********
Regional Director”
Reagimi im i parë:
Këtu fillon të bëhet interesant. Prej gjithë atyre banorëve të Europës, gjithë atyre bizneseve e biznesmenëve nëpër tërë kontinentin, po e fitoj unë çmimin? Okej ndoshta e kanë një numër të caktuar për Ballkan. Por prapë, biznesmen? Këtu diçka nuk është në rregull. Fillova me hulumtu ma shumë. Hyra në web-faqen e tyre. Nuk kishte asnjë informatë rreth ndonjë fituesi apo eventi nga vitet e kaluara. Në ballinë përmbante disa foto të disa gala mbrëmjeve luksoze, por me disa kërkime në Google e gjeta se këto foto ishin të marra nga disa evente tjera diku në Azi. Poashtu afati i fundit për nominim u ndryshua prej herës së parë që e vizitova faqen (hyra me shiku dhe qenka ndërruar përsëri). Linqet e rrjeteve sociale nuk të dërgonin askund. Nuk kishte asnjë faqe ne Facebook, Twitter, apo Instagram rreth këtij eventi. As edhe një informatë e vetme ne Google. Të vetmet rezultate që më shfaqte Google, ishin nga një event me emër të ngjajshëm. Poashtu e vërejta se personi në fjalë ma ka vizituar profilin tim në LinkedIn. Hyra ta kërkoj. Sipas LinkedIn ai ishte personi i vetëm që punonte në këtë institucion (BusinessEliteAwards). Përveç tij nuk munda të gjej asnjë person të vetëm apo informate shtesë rreth eventit. Bisedova edhe me disa persona me eksperiencë rreth kësaj fushe që kanë fituar shumë çmime të tilla (reale) dhe më thanë se nëse ke nëvojë të paguash për një çmim, atëherë më gjasë ai çmim është fake. Këtu u binda se e gjithë kjo nuk është në rregull. Kështu që u përgjigja:
“Dear Viktor,
I'm more than honored to be receiving such an award. I would like to truly thank you and your organization for the work that you are doing in awarding successful young people. I will fill the register form and send it to you as soon as possible. I would also like to meet with you, but due to some problems that I have with my car I cannot come to Hotel Emerald and if it is possible we could meet at Sach Caffé int Dragodan-Prishtina at 1PM.
Thank you again for this opportunity,
Best regards,
Hakan.”
Brenda pak minutash, ai ma ktheu përgjigjen.
“Dear Hakan,
Thank you for the quick response. No problem, we can meet at the Sach Cafe at 1PM.
See you soon,
Viktor”
Në këtë moment isha 90% i sigurt që ai nuk do të shfaqet në takim. E prisja ndonjë arsyetim në momentin e fundit. Shkova tek vendi i takimit. Ora u bë 1. Po më cingron telefoni me një numër nga Maqedonia. Thashë me vete ja tek po vjen anulimi i takimit. Ishte Viktori në telefon. Më tha se gjendet afër Bill Klintonit dhe do të vonohet pak minuta. I thashë nuk ka problem. U çudita, fort shumë u çudita. Pse e bën tërë këtë punë një njeri vetëm për para? Por, tani kur e llogarit e sheh se nëse 20 persona paguajnë, ai i fiton diku rreth 20 mijë euro, që nuk është edhe aq keq :p. Pas 10 minutave po vjen një njeri afër meje dhe ja Viktori. Ishte bashkë me një femër tjetër. U ul dhe filluam të bisedonim. E tërë biseda ishte zhvilluar në gjuhën angleze. Filloi të më tregojë për veten e tij. Ishte një specialist në marketing dhe kishte një kompani në Kanada. Vitin e kaluar ka vendosur të krijojë këtë event dhe ky ishte viti i parë. Unë e falenderova shumë për mundësinë dhe çmimin. E pyeta se si ishte procesi i selektimit dhe verësimit të fituesve. E tha të njëjtën shpjegim sikurse e-maili që e kam marrë në fillim. Vetëm pak më i gjatë dhe me disa improvizime aty këtu. Më pas e pyeta se cilat janë hapat e ardhshëm. Më tha se ideja është që kompania ime ta promovojë këtë shpërblimin tim nëpër revista apo media të ndryshme. Ma tregoi edhe një shembull të një personi që ka fituar këtë çmim në Maqedoni. Revista ishte në gjuhën maqedone, kështu që unë nuk kuptova asgjë. Ja përmenda punën e pagesës. Tha se ajo nuk është më rëndësi, e kryejmë më vonë. Për gala mbrëmjen ku do të jepen çmimet nuk duhet të paguajë sepse nuk ka sens të paguajë për të fituar një çmim, por, POR, duhet të paguajë për summit. Kur e pyeta se a mund të shkoj në gala mbrëmje pa shkuar në summit më dha një përgjigje të gjatë se pse nuk ishte e mundur. Më pas e pyeta rreth vizave, çka ndodh nëse unë nuk mund ta marr vizën që të shkoj ta marr çmimin në Amsterdam? Më tha se duhet të shkoj gjithqysh dhe do të më ndihmojë rreth vizave. Por, në rast se ndodh diçka dhe nuk mund të shkoj atëherë ai do të ma dërgojë çmimin në shtëpi, por nuk do të mund të bëjnë refund (995 eurot për pagesë). Më pas e pyeta se a mund ta marr dikë me vetë në Amsterdam për shkak se ashiqare nuk mund të shkoj vetë. Ai filloi të thoshte në atë kuptimin se darka është ekskluzive vetëm për fituesit e çmimit dhe kushdo tjetër që vjen në darkë duhet ta paguajë atë. I thashë se pjesa financiare nuk është problem. Këtu ai u çlirua. Më tha se nuk ka problem dhe vetëm duhet t’i tregoj atij sa persona do të vijnë më mua. Poashtu e pyeta se a mund ta propozoj dikë tjetër për këtë çmim. Më tha se po, ama duhet të ja dërgojë vetëm atij propozimin dhe më pas ata do ta shqyrtojnë atë. I thashë perfekt. Në fund ai filloi të më pyeste për moshën time, çfarë produkte ka kompania ku punoj apo edhe çka bën saktësisht Papirusi. Sipas email-it këto ishin arsyet pse e kam fituar çmimin, e ai nuk kishte haber rreth tyre. Poashtu më ftoi ta vizitoj Shkupin dhe të takohemi përsëri. I thashë patjetër. Në fund ai e nxorri letrën regjistruese që e kishte me vete së bashkë me një laps-kimik. E pyeta se a kam nevojë ta nënshkruaj këtu? Më tha jo, por pasi i qëlloi me vete po e nënshkruan ai dhe të ma japë mua. E morra letrën, u përshëndeta dhe u ktheva në punë. Shikoni nënshkrimin e tij në formën e regjistrimit. Vendosa edhe unë me bo një nënshkrim të ngjashëm.
Pas disa ditësh po më thirr në telefon dhe po më pyet se a është gjithçka në rregull për shkak se nuk i kam dërguar formën e regjistrimit. I thashë se jam jashtë shtetit dhe do të ja dërgoj shumë shpejt. Të nesërmen ja dërgova këtë email:
“Dear Viktor,
Sorry for the late reply. I was outside Prishtina during these days and therefore couldn't sign and send the registration form to you. Please find attached the registration form and my information written there.
Also, as we've discussed, the person that I think also deserves this award is Kastriot Durguti, which has an amazin engineering background and is currently the CEO of a very successful software company, something that suits perfectly for what are you looking for. But, I think that you can judge it better than me so here is his LinkedIn profile: https://www.linkedin.com/in/kastriot-durguti-536694187/ or he has allowed me to send his personal email if you wish to contact with him directly: [email protected]
.
If there is anything I can do further please let me know. Looking forward to our next steps for the big event.
Best regards,
Hakan.”
Ky person, Kastrioti, shoku im shumë i sukseshëm nuk ekziston. Gjatë ditëve në mes të takimit tim me Viktorin dhe kohës së dërgimit të këtij e-mail-i, unë e kam krijuar një profil fake në LinkedIn dhe Facebook rreth Kastriotit. E kam bërë të duket se është një person që ka studiuar shkenca kompjuterike, ka qenë udhëheqës në disa kompani të famshme në Kosovë, ndërsa së fundmi e ka hapur kompaninë e tij në të cilën është CEO. Kjo kompani kishte edhe një domain, i cili ishtë një domain i im që e kam për një kohë të gjatë. Në domain e vendosa një landing page fake. Të nesërmen në inbox-in e Kastriotit e pranova këtë email:
“Dear Kastriot,
Hakan informed me that I can contact you in order to present to you the the prestigious recognition Business Elite's "40 under 40"
.
As one of the successful business people you are welcome to participate at the 2019 Business Elite’s “40 under 40” Summit in Amsterdam on October 23rd where you can be recognized as one of the 40 leading young business people from the South Eastern European region.
Attached you can find my official letter with more details about this great recognition in a form of invitation for nomination.
Awardees are expected to be present at the Summit in Amsterdam to personally receive the recognition. Nominations and evaluation of the nominations are free of charge. The only fee that you are expected to cover is the Registration Fee of 995 EUR which applies to all participants at the Summit. The participation at the Gala Dinner that follows the Summit is exclusive to the 40 awarded young business leaders from South Eastern Europe - the recipients of the prestigious Business Elite's "40 under 40" recognition and is free of charge. Finally, the membership to the Alumni network and all its benefits is also free of charge.
This would be a personal recognition for you and you can use it in any way you believe it's best for you. Your title would be: Kastriot Durguti, one of the 40 most successful business leaders from South Eastern Europe.
So far we have selected great managers and entrepreneurs from the entire region. You already know about Hakan, but we also have ***** ******* from *******, we have ****** ***** from ********, ***** ****** from *******, we have owners and managers from the biggest companies from Macedonia, such as Pelisterka, Beton, Adora Inzenering, Inex Gorica, etc.
If you would like us to nominate you, we will need the following information about you:
Name and surname
Company
Position in company
Contact phone
Contact email
Birth date
Your nomination will then be sent to the Advisory Board for approval. Please feel free to contact me at any time for further clarifications. Thank you so much and we hope we will have a chance to welcome you to the Elite!
Sincerely,
Viktor *********, PhD
Regional Director South Eastern Europe”
Pjesa më e rëndësishme është pjesa e mbuluar, për shkak se aty janë emra të disa personave mjaft të sukseshëm prej bizneseve të mëdha Kosovare. Nuk po i bëj publike për shkaqe të privatësisë. Më gjasë ai e ka përdorur emrin tim edhe në raste të tjera. Pas disa ditëve Kastrioti e pranoi këtë email.
“Dear Mr. Durguti,
On behalf of Business Elite Award’s Advisory Board, I would like to inform you that your nomination for the 2019 Business Elite’s 40 under 40 recognition has been assessed and was officially approved. Therefore, it is my pleasure to congratulate you on becoming the recipient of the prominent “40 under 40” Award!
I am pleased we have a chance to acknowledge your strong efforts and many sacrifices that brought you to such a huge success throughout your career. Solid regional connections between young successful business persons like yourself is an essential boost towards achieving everyone’s goal: a better today and a brighter future.
In addition, please find attached the Registration Form for the 2019 Business Elite’s 40 under 40 Summit in Amsterdam on October 23rd where you are expected to personally receive the Award. After you fill your information, please send us back a signed scanned copy of the form as a reply to this same email ([email protected]).
Please feel free to call me at any time if you need any further clarifications or you have questions or concerns.
We will be in touch for all further steps in the preparation for the event. Congratulations once again on being named one of the Business Elite’s 40 under 40 business people from South Easter Europe and welcome to the Elite!
Sincerely,
Viktor ********
Regional Director”
Në këtë moment e vërtetova që nuk bëhej asnjë vërtetim i fituesve dhe vetëm bazohej në profilet sociale. Poashtu kur i kam treguar shokëve dhe kolegëve rreth këtij rasti, filluan të më tregonin rreth rasteve tjera në Kosovë ku personat e kanë shpërndarë në rrjete sociale se kanë fituar këtë çmim. Në këtë moment unë vendosa të dërgoj disa shenja tek ky person se une nuk e kam seriozisht këtë punë dhe doja të shihja reagimet e tij.
“Hi Viktor,
I was looking through some of my pictures and I couldn't find any that is professional enough for such an event. So I decided to make some new ones, specifically for this event with our marketing team and during these days I will send them to you, it might take some days. In the meantime, our marketing team thinks it would be a good idea if we would make an interview in our biggest national television. We have some connection there that can make this happen. It would be good if you would be there too. What do you think about this?
Best regards,
Hakan.”
“Dear Hakan,
No rush with the pictures, I know it takes some time and I also know you are in good hands with your marketing team and I have no doubt the pictures will be perfect.
I accept your invitation to be part of the interview, it's an honor for me and thank you for that. I can be in Prishtina any day and any time when you schedule the interview. Just before that, we will need to coordinate ourselves so that we make the most of it. Also, we have to let them know that I will be speaking in English, so that they will have to use subtitle or translation, or however they do it with those who speak different language. This, I don't think it's a problem.
Please let me know when you have any news regarding this. And of course, when you have the pictures :)
Whatever you need additionally, feel free to contact me at any time.
Have a good night,
Viktor”
“Thank you Viktor.
I will send the template back to you very soon. I would also discuss with you something regarding the payment of the summit. Since this will be an international payment which can take quite a while to process, and to make matters faster I would like to suggest a payment using crypto currency. My recommendation is Ripple, since it is more stable and transactions are faster. If that is okay with you, please send us your wallet address so we can proceed with the payment as soon as possible.”
Dear Hakan,
Thanks for the info. I checked with our accounting, they said that they've never used Ripple and they don't know how they can transfer the money to the account. So, there are two other ways we can do it. First, we can do it through Paypal or through a traditional bank transfer. In order to be easier, we can give you an Invoice from the Macedonian organization where I am president and through which I deal with the US/Canadian companies. That will be much easier because our banks use SWIFT, while US and Canadian banks use Routing numbers and sometimes is much more difficult and costly to realize a transfer.
Please let me know which way is more suitable.
Thanks,
Viktor
Besoj se me kaq do e lë këtë punë dhe nuk do të mirrëm më. Këto mesazhet e fundit më kanë befasuar sërish. Personi në fjalë është shumë i sigurtë dhe i gatshëm që të bëj shumë gjëra në mënyrë publike. Për këtë arsye nuk mund të them me plot bindje se kjo është ilegale apo edhe scam i plotë. Këtë vlerësojeni vetë. Edhe nëse krejt kjo është legale dhe eventi është i vërtetë, çfarë ju duhet një çmim që nuk ka kurrfarë vlere, jepet pa kurrfarë kriteri nga personat e panjohur? Poashtu eventi është për “Top 40 under 40”, por nga ajo sa kam dëgjuar unë janë pothuajse 10 persona në Kosovë që e kanë fituar këtë çmim kështu që...do the math.
Këtë postim vendosa ta bëj pasi që e pashë që disa persona e kanë shpërndarë me plot gëzim në rrjete sociale që e kanë fituar këtë shpërblim. Edhe një herë, nuk jam i sigurt që është fake, për këtë do t’i kontaktoj organet kompetente, por vetëm desha të ju paralajmëroj rreth eksperiencës sime. Ju lutem shpërndani këtë me personat që e dini se kanë pranuar email-a të tilla që të njoftohen edhe ata më shumë rreth rastit.
Mundohuni me qenë sa më të kujdesshëm rreth këtyre fenomeneve online. Disa gjëra që doken “too good to be true” me gjasë edhe janë ashtu. E pashë që ky fenomen ishte i shpeshtë kudo: https://medium.com/@jimdee/why-most-business-awards-are-a-scam-preying-on-pride-bb6a7bb2d383. Arsyeja pse funksionon (për pak do të kishte funksionuar edhe tek unë) është për shkak se e gjithë skema është shumë e avancuar dhe e prek anën emocionale të njerëzve (ego-n dhe krenarinë). Shpesh herë ndodh që t’i besojmë plotësisht diçkaje që shohim në internet. Kështu që merreni këtë si një lloj vërejtje që për çdo gjë të keni një skepticizëm në vete dhe të merrni pak kohë për të hulumtuar më shumë dhe të jeni sigurt rreth asaj.
Për fund, nëse edhe ju jeni njëri prej personave që është kontaktuar nga ky person rreth këtij çmimi mund të më dërgoni përvojat apo ndonjë informatë tuajën rreth këtij eventi dhe unë do ti shpërndajë me të tjerët përmes këtij postimi.
Me respekt,
Hakan Shehu - "Top 40 under 40 Business Elite Award winner" ^_^