Këto Kushte të Përdorimit (“Kushtet”) janë një kontratë mes jush dhe Papirusi. Ata e udhëzojnë përdorimin tuaj të shërbimeve të Papirusi (“Shërbimet”).
Duke përdorur Papirusi, ju pajtoheni me këto Kushte. Nëse ju nuk pajtoheni me ndonjë prej këtyre Kushtet, ju nuk mund të përdorni Papirusi.
Ju i keni të drejtat mbi përmbajtjen që ju e krijoni dhe e postoni në Papirusi.
Duke postuar përmbajtje në Papirusi, ju na jepni neve një licensë jo-ekskluzive për të publikuar këtë përmbajte në Shërbimet e Papirusi, duke përfshirë çdo gjë që lidhet me publikim (sikurse ruajtja, shfaqja, riformatimi apo shpërndarja). Në përputhje me lejimin e Papirusi për të përdorur Shërbimet, ju pajtoheni që Papirusi mund të lejojë reklamimet në Shërbimet, duke përfshirë në lidhje me shfaqjen e përmbajtjes që krijoni ju apo informata tjera. Ne poashtu mund të përdorim përmbajtjen tuaj për të promovuar Papirusi, duke përfshirë produktet dhe përmbajtjen e Papirusi. Ne kurrë nuk do ta shesim përmbajtjen tuaj tek palët e treta pa lejen tuaj ekplicite.
Ju jeni përgjegjës për përmbajtjen që postoni. Kjo do të thotë se ju i supozoni të gjitha rreziqet që lidhen me të, duke përfshirë besimin e tjerve në saktësinë e tij, apo pretendimet mbi pronën intelektuale apo të drejtat tjera ligjore.
Ju jeni i mirë se ardhur të postoni në Papirusi përmbajtjet që i keni publikuar diku tjetër, përderisa ju keni të drejtat e duhura për ta bërë atë.
Ne mund të largojmë çdo përmbajtje që ju e postoni për çfarëdo arsye.
Ju mund të fshini cilindo postim, apo llogari tuajën kurdo që dëshironi. Procesimi i fshirjes bëhet menjëherë, dhe nuk mund të rikthehet.
Ju nuk jeni të lejuar kryeni këto veprime:
Të qaseni në hapësirat jo-publike të Shërbimet, sistemet tona kompjuterike apo sistemet e ofruesit tonë teknik
Të qaseni apo kërkoni Shërbimet në çfarëdo mënyre tjetër, përveq mënyrave të cilat i ofrojmë ne
Falsifikimi i çfardo pakete TCP/IP apo çfarëdo informate të “header” në çfarëdo e-maili apo postimi, apo çfarëdo përdorimi i Shërbimet për të dërguar informata me identitet të ndryshuar, mashtrues apo fallc.
Ndërhyrje, përçarje apo qasje në cilindo përdorues/e, hosti apo rrjete, duke përfshirë dërgimin e ndonjë virusi, mbi-ngarkimi apo dërgimi i një numri të madh të e-mail-ëve drejtë Shërbimet, apo duke skriptuar krijimin e përmbajtjes apo llogarive në atë mënyrë që do të shkaktonte ngarkesë mbi Shërbimet.
”Crawing” i shërbimeve është i lejuar nëse bëhet sipas rregullave tona, por kopjimi i përmbajtjes është i ndaluar.
Ne mund të ndryshojmë, ndalojmë apo kufizojmë qasjen në çfarëdo aspekti të shërbimeve, në çdo kohë, pa paralajmërim.
Nëse gjeni ndonjë dobësi mbi sigurinë e Papirusi, na tregoni. Mund të keni shpërblime.
Duke përdorur shërbimet, ju pajtohemi të lejoni Papirusi të mbledh dhe përdorë informatat të shpjeguara detajisht në “Politikat e privatësisë”.
Papirusi nuk do të jetë përgjegjës për çfarëdo dëmtimi që mund të ju ndodh duke përdorur Shërbimet. Kjo përfshin nëse Shërbimet janë të hakuara apo të padisponueshme. Kjo përfshin çfarëdo dëmtimi (indirekt, aksidental, i rëndësishëm, special apo ekzemplar). Dhe përfshin të gjitha pretendimet ligjore, sikurse prishja e kontratës, prishja e garancionit apo çfarëdo humbje tjetër)
Pyetje? Na kontaktoni në [email protected]