Popujt dhe vendet sllavo-ortodokse, në kuadër të të cilëve unë i përfshij së paku serbët, malazezët, maqedonët, grekët dhe rusët, historikisht kanë pasur dhe kanë, të ndërlidhura shumë mirë me njëra tjetrën, tri qëllime në raport me shqiptarët:
1. Mohimin dhe tjetërsimin e identitetit shqiptar, përfshirë këtu prejardhjen dhe qytetërimin e lashtë të shqiptarëve, traditën, kulturën dhe gjuhën shqiptare, si dhe identitetin kombëtar shqiptar.
2. Grabitjen e sa më shumë tokave shqiptare, si toka pjellore, toka me pasuri nëntokësore, toka bregdetare, toka turistike, pika strategjike, etj., me qëllim zvogëlimin e varfërimin e shqiptarëve dhe rritjen e pasurimin e vetvetes.
3. Moslejimin e fuqizimit dhe faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan, meqë kjo do të nënkuptonte humbjen e primatit, pra humbjen e peshës e të rëndësisë së sllavo-ortodoksëve në këtë regjion, rrjedhimisht edhe në nivel global, gjë që nënkupton implikime në shumë rrafshe, atë politik, gjeopolitik, gjeostrategjik, ekonomik, kulturor, të sigurisë, etj..
Pra, siç mund të shihet nga ajo që parathashë, këto tri qëllime të sllavo-ortodoksëve ndaj shqiptarëve janë shumë të ndërlidhura, të pandashme dhe të njëkohshme, meqë nuk mund të realizohet i pari pa u realizuar edhe i dyti e edhe i treti, nuk mund të realizohet i dyti pa u realizuar i pari dhe i treti, dhe pa u realizuar i pari dhe i dyti nuk mund të realizohet i treti, i cili në njëfarë mënyrë është krye-qëllimi në planin afat-gjatë.
Deri më tani sllavo-ortodoksët i kanë realizuar mjaft mirë këto tri qëllime të tyre fal punës së tyre, por për fat të keq, edhe fal vet ne shqiptarëve, pra punës e mospunës sonë. Më e keqja është se ende po vazhdojnë dhe pritet të vazhdojnë përmbushjen e këtyre qëllimeve edhe në të ardhmen, sërish fal punës së tyre dhe po fal ne shqiptarëve. Shembuj ilustrues të gjithë kësaj kemi gjatë gjithë historisë e deri në vitin 2015.
E vetmja që ka ndryshuar tash është strategjia e tyre. Duke qenë të vetëdijshëm që tashmë e kanë të pamundur ushtarakisht, politikisht e diplomatikisht ndalimin e bashkimit të shqiptarëve (gjë që do të cenonte të tri qëllimet sllavo-ortodokse), sllavo-ortodoksët tashmë po mundohen që ta pamundësojnë një gjë të tillë sociologjikisht e psikologjikisht.
Shembull tipik i kësaj është Identiteti Kosovar. Kur sllavo-ortodoksët e kuptuan se krijimi i shtetit të Kosovës është i pandalshëm (dhe kjo do të ishte vetëm si fazë kalimtare drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e pastaj edhe i pjesëve tjera shqiptare), atëherë fillimisht na detyruan të krijojmë një identitet artificial për shtetin dhe “kombin” e Kosovës (e filluar që nga vitet 90-a të shekullit të kaluar). Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës na detyruan himn, flamur e simbole tjera artificiale shtetërore që nuk na lidhin asgjë me identitetin tonë kombëtar.
Ky identitet dhe këto simbole artificiale nuk u pranuan nga masat, prandaj ndërruan strategji. Duke qenë të vetëdijshëm që shqiptarët marrin në mbrojtje dhe përbrendësojnë gjithçka që ju sulmohet e ju rrezikohet, sllavo-ortodoksët filluan të na i sulmojnë pikërisht këtë identitet e këto simbole artificiale, në mënyrë që tërthorazi të na detyrojnë neve që t’i marrim në mbrojtje këto dhe t’i bëjmë pjesë të identitetit tonë, duke hequr dorë kështu nga identiteti ynë. Dhe ne, për fat të keq, po shihet që kemi rënë në grackën e tyre. Ne duam shumë shtete, shumë flamuj, shumë himne, shumë kombëtare, etj., në vend të një shteti të fuqishëm shqiptar, një flamuri e himni historik shqiptar, një kombëtareje të fuqishme shqiptare, etj..
Pra, edhe në ditët e sotme, si shumë herë gjatë historisë, vet ne shqiptarët po i shërbejmë qëllimeve të armiqve tanë sllavo-ortodoksë. Disa po e bëjnë këtë qëllimshëm e ndoshta edhe me vetëdije, e disa paqëllimshëm e pavetëdije. Sidoqoftë, të gjithë do t’i nënshtrohen njëjtë gjykimit të historisë për aq sa u takon.
Jusuf Thaçi
13 nëntor 2015
P.S.:
1. Po i quaj popuj e shtete sllavo-ortodokse sepse vet ata kanë vendosur që ortodoksizmin ta kenë pjesë përbërëse të identitetit të tyre kombëtar dhe kishën ortodokse e kanë, qoftë formalisht qoftë praktikisht – ku më pak e ku më shumë, të pandarë nga shteti.
2. Për të mos lënë hapësirë për keqinterpretim, për mua, ata shqiptarë që e duan identitetin “kombëtar” artificial të Kosovës, nuk janë sllavo-ortodoksë e as pro sllavo-ortodoksë. Ata mund të jenë injorantë, naivë, egomëdhenjë e të kompleksuar. Por, sigurisht që janë anti-shqiptarë. Prandaj, ata që e duan identitetin “kombëtar” kosovar, nuk i kuptoj pse i pengon epiteti anti-shqiptar. Unë për vete, po të isha për identitet të ndarë kosovar nga ai shqiptar dhe po të isha kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve, atëherë nuk do të më pengonte fare epiteti anti-shqiptar, bile do ta quaja vetën të tillë. Prandaj, nëse dikë e pengon ky epitet në ndërkohë që ai/ajo është pikërisht i tillë, atëherë le të gjurmojë në komplekset e në pavetëdijen e vet për të kuptuar se përse e pengon pikërisht ajo gjë për të cilën ai/ajo angazhohet për ta jetësuar.