Në një ditë të lagësht me dëborë dhe lloç, këmbët tona mezi po e mbanin trupin. Jemi rreshtuar për të kërkuar shpëtimin në një kohë ku edhe djalli frikësohej të shfaqej. Unë e mbaja në gji një jetë të re, e cila nuk dinte gjë për katrahurën që ishte duke ndodhur.
Cdo hap qe hidhnim, opingat na rëndonin këmbët kurse mbrapa kishim ujqërit që po na ndjeknin si të harlisur. A ka rrugëdalje nga kjo xhungël?! Apo duhet të marshojmë ende drejtë së panjohurës?! Kish një shpresë që po e mbaja në gjoks, e cila më ngrohte zemrën dhe më thoshte: ‘’Vazhdoni se dikur vuajtja do të shuhet”