Mos rri i vetëm.
për shpirtin vetmia është vjeshtë
për trupin shkretëtirë
për sytë, veç zymtësi.
Mos rri në pritje të pafundme
as kur dritë pakëz sheh
në fund të atij tuneli që jetë quhet
pa jetuar do mbesësh, vetë.
Nuk ia vlen të presësh të pamundurën.
Aq sa ia vlen të presësh diçka që do vijë.
por pritja është mister në vete
më thuaj, kush pret në Sahara shi ?
Bëhu shiu i kopshtit tënd,
dielli i zambakëve të tu plot vesë.
Bëhu rrënjë, bëhu gjethe
bëhu lule e sapoçelë.
Mos lejo tjetër kënd
të lëndojë degë a tua fryte
shijoje tënden jetë sa frymë të kesh
e më të mos mundesh.
Ha çfarë të duash
pa menduar për peshë,
vish çfarë të duash
pa menduar për zhveshje.
mëso të duash më së pari veten,
pastaj duaj kë të duash
mos u nis askund pa veten
sepse as tjetrin nuk do dish ta duash.
Flu Mus
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.