64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
15 Prill 2020 · 1 min lexim

Veç me jetue t'lira!

Veç me jetue t'lira!


Hajde iu flasim maleve e qeshim me drunjtë

Hajde përqafojmë lulet e ledhatojmë lëndinat 

me shtatin tonë të kërrysun prej barrës së jetës.


Hajde iu heshtim ujnave e dëgjojmë kangën e ujëvarave.

A thu cka kanë me na thanë?


Hajde i pëshpërisim gjithsisë, përqafojmë hanën,

e ulemi bashkë me yjet në petkun e murrmë të qiellit.

Le t'shpresojmë që aleat i kemi yjet n'rrugëtimin tonë. 


Hajde shtrihemi e marrim frymë prej sfidave,

marrim frymë prej zanit t'ngritun e dorës së shfrenueme. 

Hajde marrim frymë, vec me jetue t'lira. 


Autore: FluMus 


Fotografia: Arian Mavriqi



Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente