Ato munden me t'dashtë. Edhe une i du ato. Ato t'dojnë ty. S'mundem me urrejtë dikënd që ndjell dashni. Po, i du. Pakrahasimisht shumë. Faktikisht ato se dijnë që i admiroj për guximin që kanë me t'dashtë. As nuk kanë me e ditë. Ato nuk m'njohin. Ndoshta s'kanë me m'njoftë asnjiherë. Ndoshta kanë me m'njoftë. Ndoshta s'kanë me ditë me m'dashtë si i du unë. Ndoshta kanë me msu me m'dashtë veç se të du ty. N'dashni nuk ban me u ba zemerngushtë. N'urrejtje s'ban me ken zemergjanë. Të urrej ty veç se je ma i dashtuni i tyne. Të du ty se je ma i dashtuni jem. Prap nuk arrij me t'urrejtë përkundër dashnive që përkunden n'ajri. Nuk arrij me i dashtë sa kishin me m'urrejtë mu mbase sikur të më njihnin. Munden me t'dashtë shumë. Paskajshmënisht fort. Unë kam me i dashtë ma mirë. Unë kam me t'dashtë ma mirë.
Shkeputur nga permbledhja "Andje"
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.