64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
28 Maj 2020 · 3 min lexim

Tregimet e fminise IV

Tregimet e fminise IV


Nji gja e di, qi sa here qe jena sjell neper aborre e rreth e rreth mhalls e rreth e rreth shpise: pusa kena pase. Bile kane pase kene edhe jane ala me gryke te ulte. Vec Zoti e din sa her nans teme i ka ba zemra vrrr kur nuk i jam pergjigj kur mka thirre.

Ka ken pusi i aborrit, afer ahrit te lopve. Afer ahrit e mjellun nji kalibob e madhe qe bate hije. Mas ahrit “nen dardhat”. Te kja pjese i kam dy mini ngjarje qe mkan ba vaki. Njena ma e zeze se tjetra.

Ujin e pusit e kane perdore tana shpijat e fisit tem. Ka ken si midis hapsines e secila familje aty ju ka dhane uje lopve. Afer pusit ka ken i gaditun lugu ku kane pi lopt.

Kojshi kam pase bashkmoshatare. Kena pase femini te lumtun. Kena pase ma pak e kena dite me u gzu me shume ma pak. Per ta kam me kallzu danjihere tjeter.

E tesh, tuj lujt e tuj nga neper mhalle, kam harru sa vjet i kam pase po kam ken relativisht e vogel e pak a shume edhe mistrace; e gjej nji mi te cofun afer pusit n’toke. Gjyshi jem ka pas vu kurtha gjithmone ne shpi te vjeter me i xan, e kur i xete i gjute lerg, po ky mi ka pas fatin me u gjind afer pusit. Neper toke shah nji leter te vogel te atyne bombonave negro. Me ate leter frrap minin per bishtit e trrap minin ne pus. Nja dy jave dite nuk ju kane dhane lopve me pi uje deri qe gjyshi me kove tuj hjek uje, ka pase hjek edhe minin. Me me dvete se pse e ke gjujt, gja sdi me tkallzu. Me asht duke interesant me ba danji haramllek te ketij lloji dmth. Veprimi me asht arsyetu me ate “hajt se e vogel asht, fmi asht, ska dashte”. Ehe skam dashte. Kam dashte me ba sherr, njate kam dashte. Kerkaj falje publike per minin ne pus.

Nen dardha. Madhja, gjyshi, axhi e baba; te tane atje. Une e nana ne shpi me motren e vogel. Ka ken si shijovine, pak ftofte, pranvere e hershme. Nisem me shku nen dardha; nji cope toke mas ahrit. Para ahrit cdo dite madhja me gjyshin kane hjek plehin prej mren ne nji grope te madhe qe ka ken jashte. Per me shku nen dardha eshte dashte me kalu neper an ate plehit, tuj shkel neper da gur te rrshitshem. Nji moment, une pshtetun per mure te ahrit, maje gishtash ne gur edhe ckllup me surrat ne grope te plehit. Me hune, me ftyre me tesha e komplet e nyme me pleh. Si me shku shpi? Teshat e lame te veshna njatehere; t’bame me pleh. Tuj kja, hun e buze bashke shkaj deri ne oborr te shpise. Del nana tuj menu qe jam rrzu. Cka me pa? Kam pase ken ba mas mu njofte. Ma zi flokt kacurella e te trasha. E te merr nana zorren e ujit afer kronit, e lshan kronin; me shplane njiher ne oborr masenej me fut mrena ne wc. Njate te merdhitun te atditshem e at vaj, kurre skam me e harru.


Piktura: Liridon Mustafa

Rrefimi: Flu Mus


Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente