64x64
Riad Asllani
blogger @ papirusi dhe lead software engineer @gjirafa
20 Maj 2018 · 3 min lexim

Testi i Turing-ut

Testi i Turing-ut

Po e lexoja një shkrim rreth asaj se “Google Duplex” e ka kaluar apo jo testin e Turing-ut, dhe thashë të provoj të grupoj ca fjali për të shpjeguar këtë test.


Përshkrimi i testit të Turing-ut që është krijuar nga Alan Turing në 1950 është të testojë aftësitë e një makine për të shfaqur sjellje inteligjente, të ngjashme apo të pa ndryshueshme me sjelljet e një njeriu.


Turingu propozoi që një vlerësues njeri të gjykojë bisedën në mes të një njeriu dhe një makinë e dizajnuar të kthej përgjigje si në gjuhën njerëzore. Gjykuesi do ti shpjegohej që njëri prej bashkëbiseduesve ishte makinë, mirëpo pjesëmarrësit ishin në dhoma të ndara. Nëse gjykuesi nuk mundet që me saktësi të dalloj makinën dhe njeriun atëherë thuhet se makina e ka kaluar testin e Turing-ut.

Testi nuk e kontrollon saktësinë apo shpejtësinë e përgjigjeve, ajo çfarë bënë ky test është sa të ngjashme janë përgjigjet e makinës me përgjigjet e njerëzve.


Ky test është prezantuar nga shkencëtari Alan Turing në punimin e tij “Computing Machinery anë Intelligence“ (Makinat kalkuluese [kompjuterët] dhe inteligjenca), punimi fillon me fjalinë


Propozoj ta konsiderojmë këtë pyetje, "A mundet makina të mendoj"


Me vonë Turingu vendosi ta ndërroj pyetjen me një tjetër, “A mund te ketë kompjuterë digjital i cilit do te ishte ne gjendje ta luante mirë lojën e imitimeve.”


Çfarë është “loja e imitimeve”


Artikulli origjinal i Turing-ut shpjegonte një loje te vogël me tre lojtar.

·       Lojtari A: Është një mashkull

·       Lojtari B: Është një femër

·       Lojtari C: Çfarë do gjinie, qe luan rolin e hetuesit


Ne lojën e imitimeve lojtari C nuk është ne gjendje te shoh as lojtarin A e as lojtarin B, dhe mund te komunikoj me ta vetëm me letra te shkruara, duke ju bere pyetje lojtari C tenton te deshifroj cili prej lojtareve A dhe B është mashkull dhe cili është femër. Roli i lojtarit A është ta mashtroj hetuesin qe te mos e gjej zgjidhjen, përderisa lojtari B mundohet ti ndihmoj hetuesit qe te gjej zgjidhjen e sakte.


Pastaj Turnig-u pyet:


Çka do të ndodh nëse makina ndërrohet me lojtarin A në këtë lojë? A do të gaboj hetuesi me shpesh kur loja luhet kështu sesa më herët kur luhej ndërmjet një mashkulli dhe një femre?


Këto pyetje zëvendësojnë pyetjen origjinale, te Turingut


“A mundet makina të mendoj”





Riad Asllani
blogger @ papirusi dhe lead software engineer @gjirafa

Gjithashtu lexoni


0 komente