64x64
Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!
15 Tetor 2018 · 2 min lexim

Tek Qyteti Po Të Pres!

Tek Qyteti Po Të Pres!

Tek qyteti 

Po të pres 

Shpirti im 

Po dënes


Pikëllimi nga zemra

Nuk do t'zbres

Të kthehesh ti 

A ka një shpresë?


Tek stoli 

Unë do rri

Po s'u ktheve

Do të ngri


Deri n'kthimin tënd

I ngujuar

Tek ky stol

Për tët kujtuar


Buzët mua 

Më janë eshtë

Zemra ime 

Tash është vjeshtë


Nuk ka më ngjyra

Nuk ka më erë

Me ikjen tënde

S'pat më pranverë


Trëndafili

Rri i vyshkur 

Zemra ime

Qan e ndryshkur


Fryma ime 

Bëhet avull 

Shpirti im

Është bërë akull


Eja shkrije

Ti ktë stol 

Trëndafili 

Të çel prapë

Kthehu ti

Nuk bën pa ty

Zemra ime 

Derën ta hapë


Gjithmonë ka qenë e hapur për ty!


Sovran Hoti.


Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!

Gjithashtu lexoni


0 komente