Unë Ademi
Jetova për Luljetën
E Luljeta ime
Ishte çka përpilonte... Ademin
E desha lulen time
E desha qysh nga fillimi
E deri tek fundi i zbehtë
Ishte dhe do jetë
E vetmja ime jetë
Dhoma jonë modeste
Po me plot dashuri
Një shtrat, një perde
Ku dashuria frut jepte
Duke pritur orët e vdekjes
Në spitalin e vjetër
Diagnozën në letër
E kishin bë nijetë
T'ma marrin lulen time Luljetë
Binte borë e zezë
Asgjë s'ishte më e lehtë
Lumturia ime, mbuluar nga retë
Po m'rrëshqiste nga dora
Luljeta ime shkretë
Zjarrmia e saj në shtrat
Sofë e trupit tim të ftohtë
E brendësinë e saj e përqafonte
Dashuria ime ngrohtë
Dola një dit të marr ftonj
I kishte qejf Luljeta ime
Me mish e me thonjë
Në tregun e gjelbërt
Ndëgjova një sirenë
Ktheva kokën pas
Në të dukej një vashë
Ngjyra iu kish tretë
Zemra m'ra në tokë
Ishte Luljeta ime
Shtrirur e pajetë
Shpirti im doli nga trupi
E u nis vrap i pari
Ikja e Luljetës
Mua frymën ma ndali
Ëëëëëghhh (frymarrja rikthehet)
Ndoqa shpirtin tim
Ecja barabartë me të
Që t'vrapoj pas saj
Ta shoh dhe njëherë Luljetën
E dorën t'ja mbaj
Turmë e stërmbushur
Ishte ditë pazari
Garoja me vdekjen
T'mbërrijë më shpejt
O vetes s'do ja fali
Nëpër rrugica t'shkurtra
Fluturoj si vetëtimë
Përpara më tropoi një makinë
Ishte miku im
Adem çka u bë, Adeeem?
Lul... o Lulje... bre
Hip, hip shpejtë!
S'ka ligje, s'ka më rregulla
Gjitha shenjat e trafikut
Me mikun tim i theva
E mbërritëm në spital
Nga makina vrullshëm dal
Në sallë operacioni
Shtrirë Luljeta ime
Ma dhanë këmishën e gjakosur
Kish pas veshë këmishën time
E laj me lot këmishën time
Shpirti m'dënes'
Ç'do bëhet me Luljetën time?
Një lajm unë po pres
Kur e dashura infermierë
Më tha përballë ndërtesës
Ishte një derë
Përball shihej salla n'at` dritare
Nëse do me pa të dashurën
Ja çelësat mos prit fare
E nxitoj, se jeta ime po vdes
E hap derën përballë sallës
Pash Luljetën herë të fundit
Ngriti dorën bëri grusht
Përball ndërtesave ja hodha buzën
Një herë të fundit të ma puth
E tani shtrirë tek varri yt
E ujis me lotë e mi
N'varr tëndin bari m'i përkdhel flokët
Siç një koh e bëje ti
E m'prek përmas rojtari plak
Adeem... hajde me bacën
Jan bo 5 vite, çohu me bacën
Luljeta nuk kish dashtë me t'pa kshtu
Veç edhe pak o baca jem
Po fryn era
T'ja vendos pallton time Luljetës
Se mërdhihet
Kurrë s'ka mujt me duru t'ftohtin
(Qaj në kujtime kur takimi i parë
pallton time ta pata dhanë)
Qan me mua dhe rojtari plak
Dashni e juj kish qenë e pafat
Shëtis vetëm n'Shadërvan
M'kujtohet kur shputat e tua
Përqafonin kalldrëmin
E unë i dashuruar
Shpirtit tënd ja falja zërin
Unë Ademi, i vetmi kujtim i mbetur i Luljetës!
Sovran Hoti.