64x64
Egzon Krasniqi
15 Korrik 2018 · 3 min lexim

Te behesh burre

Te behesh burre

Mbrame ktheva sahatin prej tre n'dy, n'fakt n'sabah e ktheva prej gjashtëetridhetetete n'pesëetridhetetete, interesant sa kollaj m'ka ardh.

Sonte u mundova me kthy kohen pak mrapa, ama ncuk, s'mujta.

Per mos me rrejt menen e ktheva, goxha shume bile, u ktheva n'nji kohe t'moçme, n'kohen e padjallzume, at'here kur i doja ata qe m'donin, me kan i kjarte, u ktheva n'kohen e fminise.

N'kohen kur andrroja m'u rrit, m'u ba i zoti vetes, se qashtu i thojshin pleqet n'oda babes.

Ani pse isha fmi, ata ma rrihnin shpinen, e n'çdo t'dyten fjale, i thojshin babes, t'u paska ba djali burre, edhe noj dite e t'bahet krah, ta ngjet doren sadopak.

Une, qysh at'here nisa me andrrue burrnine, qe me punu e me iu bo krah babes, e qe besa edhe nanes.

N'katun puna e pare e fmise asht me i kullot gjane, pra une si nji shtatevjecar nisa me iu bo krah familjes.

Dita dites u rritsha, ne jo n'shtat e n'mene, n'dakika, n'sahat e ma mire me than n'kohe po.

U rrita, e nisa me iu bo krah edhe n'pune t'fushes.

Akrepat s'nalen, akshami vjen shpejt, e qu biro t'i grahim punes e ta kryjme qete cope qa na ka mbet, mu drejtu baba, edhe pse une nuk e pata mbush barkun buke, ja nisa punes, se m'erdh marre me kallzu, e jo bash marre, po andrra em ke me u bo burre, burri duhet me punue.

Koha s'nalke, sahati tretke, hajt bir, e nji dite u bana i madh sa baba, bile pak ma gat' dilsha n'ren t'burrave.

Erdh dita me marr dije, me u shkollu, se burri pa dija as pune s'ban.

Qe besa nisi mire me shku shkolla, baba u ndijke krenar me burrnine e em.

Nji dite m'ra burrnia, m'kapi dashnia per nji cike, e menja vec aty m'shkojke.

Po une prej katuni s'di me dasht, ose ma mire me than s'dijta me shpreh dashnine, s'dijta me hi n'zemren e saj.

Akrepat tretshin, sahati s'nalke, ama akshamin ma s'dijta me dallu prej sabahu.

Ma s'dijta me u kfill, nata m'u ba' dite e dita nate.

Njajte si sonte, qe hupa n'tymin e cigares, u deha me caj t'zi, akrepat treten, sahati qe ndrrova mbrame s'ndryshoj gja, koha shkoj e kujtimet m'kthyen prap n'shtrat, n'kohen pa andrra.


E.K



Gjithashtu lexoni


0 komente