Diku n'mes ndahemi ne;
në mes t'frymës edhe vdekjes
në mes të qajtunës e të qeshunës.
Diku n'mes ndahemi ne;
në mes t'rrugëve e sokaqeve
n'mes korridoreve edhe parqeve.
Diku në mes ndahemi ne;
në mes rërës e oqeanit,
në mes të ujit e të zjarrit.
Diku në mes edhe takohemi;
Shihemi,
ndjejmë,
po s’përqafohemi!
Se dikur,
diku, në mes u ndamë,
Na dhembi shumë,
por kurrë se thamë.
Diku në mes ndahemi ne;
Mes jetës mbi tokë,
e asaj nën dhe.
Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!