Une te pres
Sic pritet mengjesi
Neteve te dimrit
Ashtu me padurim.
Te pres
Mes foljesh
Rrokjesh
Diftongjesh.
Mes ofshamash
Ankthit
Te pres
Mes shpreses e endrres
Diku ne pafundesi.
Une te pres,
Sic pritet marinari
Te kthehet
N'perqafime tek me e dashura.
Sic pritet sherimi nga nje semundje
Me plot durim
Pres sherimin nga ty!
Pres sa te zbardhin mijera mengjese
E te shuhen me miliona yje
Se ylli me i bukur
Me je ti.
Per syte e te tjereve mund te jesh
Thuajse i padukshem!
Qofte pritja bekim.
Hana te ndricofte rrugen
E syte e Zotit te percjellshin.
Pritja eshte
Vecse dashni !
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.