64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
27 Janar 2020 · 1 min lexim

Sot, neser...

Sot, neser...

Sot

dua të të përqafoj 

më shumë se dje

më pak se nesër. 


Sonte,

dua të të dhuroj një puthje më shumë, 

një më shumë se mbrëmë,

një më pak se nesër. 


Sonte, 

dua të të shtrëngoj më fort 

më fort se mbrëmë 

më pak se nesër. 


E nesër,

përsëri do jetë 

një tjetër sot. 



Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente