Kur prej marres t'skuqet bjeshka
e ftyren ta mbulojë me degë të blinit,
ka me pa gjith' Malsia
se çka asht dashnia.
Mos m'shtin me përbe moj zanë
në yll e në hanë
e n'besë t'malsorit
kam me t'dashtë ma shume se berrat
që pranvers e dashunojnë stanin.
Kur t'mërzitesh e don me mpa
zanin lshoma moj bareshë
une mas teje kam me nga,
me zemer n'dorë e t'çueme peshë.
M'nigjo ti o sokol mali,
se kur t'më lajnë mendja e sytë e ballit
me tradhtu besen tande
mas kjosha ma, çikë e ksaj ane.
Vet jam djalë, çikë e Malsisë
s'du me mba hise t'mahisë,
Pasha xhubletën qe kam qëndisë
kam me ti falë vitet e çiknisë.
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.