Ulu e dashtun.
Ulu e të bisedojmë
Për bahçen me aromë parrizi,
Pashë t'lumen Perendi.
A e mban meñ kur theshim arra
N'stola t'bahçes masi i kputshim
Prej deges së zonjës Hanë matanë kopshtit tonë?
A e man meñ sa vshtirë ka ken
Me ra në arrë të mirë
Se t'bukra t'zehertisnat
A mrena shkrum e qymyr?
Njaty patme msu se njerzia janë t'mshehun njajtë si arrat.
T'bukur perjashta
E pa iu depertu n'brendi sdin se çfarit t'dalin.
Ulu e dashtun
M'thuej kur shkojshim n'qershi të zojs madhe
E na trute me çka kishte
Se zemren e pat pasë t'përvlueme
E s'donte me ndi ma t'qeshuna t'fmive.
Ma t'amla e ma t'shishme gjatë e huja
Edhe pse bahçen tonë ma t'miren n'sy t'hujve e kena pasë.
Degt e bagremit na bashin hije
E na ndorë nji copë bukë me djathë
tek tuk naj voe t'zime me krypë.
E per fund n'shplakë t'dors do kristale sheqer.
Kumonat e deleve rude që u ndigjojshin
E simfoni u bante kur kijat blegnojshin.
Ska pasë hall as derman mas me nga mas danjenit,
Që hupte rrugen në abarr e nuk e shihte as deren e ahrit.
Njikshtu e dashtun,
Tash ma kush nuk nget mas kijave
As ma zogjve t'kllukës me i përkdhelë.
Tash ma askush nuk vjedhë arra e qershija
Tash askush ma nuk ia din lezetin pranvers.
Tash veç me mujt dikush natyren me e shnderru n'kode plot njisha e zero e permes ekraneve me u ba se po knaqena;
Por knaqsine shpirtnore n'këtë shekull prej gjanave t'vogla
E kena njaq sa secili do numer kur ta shumzojmë me zero.
Flu Mus
20.02.2020

CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.