Kur lotët të kenë mbaruar e mes rreshtave nuk gjen dot një fjalë të mirë,
Kur edhe gota e fundit të ketë shterruar, kërko nga jeta pak mëshirë!
Pak mëshirë për më shumë vuajtje, tonelata lot, pafund druajtje,
Qindra netë kur nuk vë gjumë,
Ditë plot ankth kur jeta të godet shumë!
Mavijosje të tëra të shkaktuar me dhunë, të më godisnin prapë do të duroja unë!
Edhe venat që i preva mbrëmë, kur vuajtjet rrugë tjetër nuk më kishin lënë.
Të gjitha fjalët se unë nuk mundem, se nuk di, nuk jam e bukur,
Të gjitha do i duroja unë, sikur të kisha një shans më shumë.
Por sëmundja që më ka pushtuar,
Cdo pjesë të trupit ma ka rrethuar.
Engjujt thonë se kanë nevojë për një si unë,
Në botën tjetër do të më duan shumë.
Por, ti që po jeton i palumtur,
Të marrësh frymë, në jetë nuk ka asgjë më të bukur,
Se ku ka lutje do të ketë edhe mëshirë,
Kjo është ajo që jeta di ta bëjë më mirë.
Se kush s’ka vdekur, do të bëhet më i fortë,
Plaga, plagën se godet dot.
Ti do të rrëzohesh por do të ngrihesh si feniks,
Kjo është ajo që jeta di ta bëjë më mirë!
Dhe një mëngjes kur ke ende sytë me lotë,
Ti do të thuash: “Faleminderit o Zot!”
Se pa njohur errësirën, s’do të shihja dritë
Kjo është ajo që jeta di ta bëjë më mirë!
Egzona Krasniqi