64x64
Gazi Këpuska
Aktivist në Hiking. Aktivist në Programim. Aktivist në Jetë. E qishtu.
21 Maj 2018 · 4 min lexim

Si të përgatitesh për hiking?

Si të përgatitesh për hiking?

Hiking është një lloje sporti shumë i veçantë, shumë i gjerë dhe i pafund. Në këtë sport nuk është ida të vraposh mbas topi apo të luftosh kunder kunkurentve tjera, në këtë sport është të sundosh malet, të sundosh pikët më të larta të maleve, të sundosh veten mbi të gjitha. 


Po ashtu në ketë sport mund të humbasësh peshe shume më shpejt se në çdo lloj sporti tjetër, është goxha i rëndë por shumë i veçantë.

Në hiking mund nuk mund të jesh as i pari por as i fundit, këtu mund të jesh vetevetja që kerkon një jetë të tërë te bëhesh. Si thua ta provosh një herë?

Unë kam gati 6 vite që merrem me hiking, dhe jam goxha i përgatitur për sfida të reja dhe male për të sunduar. 

Tash besoj që kam bërë përvojë mjaftueshme qe të ndaj sa do pak dijeni se si të përgatitesh për një trip ne hiking.

Për tu përgatitur për një trip ne hiking atëherë së pari duhet të kesh një çantë deri në hapsire 10L (litra peshë).

Ku në çantë duhet e kemi ushqimin, ujin, rrobat rezervë dhe mjetet që mund të na hyjnë në punë gjatë ditës në bjeshkët apo male.


Për përgatitje na duhen këto gjëra:

1. Ushqim ditë preferohet të keni një sandwich që përmban perime dhe mishra të lehtë sikur sallata dhe mishi i pulës. Ushqimi preferohet të jetë i lehtë për arsye që të ngarkoj sa do pak lukthin, që të mund të ecni më lehtë dhe me gjatë.


2. Ushqimi i ëmbël, preferohet të keni ushqim të ëmbël sikur çokolada, banane, mollë etj. Ushqimi i embel perferohet të hahet kohë pas kohe (çdo 1 orë) që të kemi mjaft glukozë në trup. Mos të harrojmë se burimi kryesor i energjisë fizike dhe mentale vije nga glukoza (ushqimi i ëmbël).


3. Uji, preferohet që të kemi 1 deri në 2 litra ujë në shishe me veti në hiking, mund të jetë pakës peshë e rëndë por ka plot vende në male që nuk mund të gjesh ujë të pijshëm dhe duhet të artesh me veti prej fillimit dhe të konsumosh sa do pakë që të zgjasë deri në fund të udhëtimit. (është mirë të shikosh vendin e udhëtimit që të studiosh vendet se ku mund të gjesh ujë).


4. Mjete që mund të na hyjnë në punë janë shkrepsa, telefon me gps offline, thikë, beteri rezeve për telefon smartphone, dhe mos ta harronim krem dielli.


5.Rrobat aktuale preferohen të keni një duke me mangë të gjata, pantollona të gjata, cokulla apo aliona, kapele.


5.1 Rroba rezervë, preferohet të keni dy palë çorape rezerve, një bluze (maic) të mbrendshme, një bluze (maic) të me mangë të shkurta dhe një peshrik të hollë dhe të lehtë ne peshe.


Këto përgatitje janë për një trip ditorë në male apo bjeshkë që të llogaritësh një udhëtim prej 6 deri në 10 orë kohë.


Këtë të gjitha janë preferencat e mia se si mund të përgatiteni më së lehti për një udhëtim, ju mund të bëni kombinime të ndryshme dhe sipas dëshirës. Dhe një gjë të fundit, pesha e ngarkesës që ju do të bartni nuk duhet të jetë më e madhe se 5Kg për një udhëtim ditorë.


Ju faleminderit.

GaziWay


 


Gazi Këpuska
Aktivist në Hiking. Aktivist në Programim. Aktivist në Jetë. E qishtu.

Gjithashtu lexoni


0 komente