64x64
Granit Rexha
Software engineer. Loves to write.
9 Korrik 2018 · 2 min lexim

Si të ngarkoni foto në instagram përmes kompjuterit tuaj

Si të ngarkoni foto në instagram përmes kompjuterit tuaj

Shumë përdorues të Instagram realizojnë foto të ndryshme përmes aparateve profesionale dhe i modifikojnë ato në kompjuterë para se t'i publikojnë në Instagram. Kjo do të thotë se ata duhet të transferojnë foton finale në telefonin e tyre (përmes e-mailit apo aplikacioneve të ndryshmë), që është kogja e mundimshme.


Ekziston një mënyrë me anë të së cilës ju mund të ngarkoni foto në Instagram direkt prej kompjuterit tuaj. Shumica e shfletuesve lejojnë një mënyrë për të ndryshuar "User-Agent" që është një gjë që tregon se çfarë pajisje jeni duke përdorur. Kështu që edhe nëse jeni në laptop apo kompjuter, ekzistojnë disa mënyra që ta bëni Instagramit të ju shfaqë versionin mobil.


Në shfletuesin Chrome hyni në Instagram.com dhe kyçuni me llogarinë tuaj. Më pas klikoni me tastin e djathtë dhe më pas klikoni Inspect. 




Pasi të ju shfaqet një dritare anash në të cilin duhet të klikoni ikonën e telefonit që gjendet lart në qosh. 



Pas kësaj faqja do të marrë formën e një celulari. Tani duhet të rifreskoni faqen dhe më pas do të ju shfaqet versioni mobil i Instagramit në të cilin gjendet një buton që ju lejon të ngarkoni foto nga kompjuteri juaj.




Granit Rexha
Software engineer. Loves to write.

Gjithashtu lexoni


0 komente