64x64
Kastriot Tolaj
Studiues i ndërmarrësisë dhe inovacionit.
22 Tetor 2018 · 38 min lexim

Si të krijojmë pasuri?

Si të krijojmë pasuri?

Nëse dëshironi të bëheni të pasur, si do të vepronit? Një nga opsionet më të mira është që të filloni apo t’ju bashkoheni një startup-i. Kjo ka qenë një mënyrë e besueshme për t’u bërë i pasur me qindra vite. Fjala “startup” daton që nga vitet 1960, por ajo çfarë bën një startup është shumë e ngjajshme me sipërmarrjet e udhëtimeve detare në mesjetë.


Startup-et zakonisht përfshijnë teknologji, aq shumë sa që termi “startup-e teknologjike” është bërë i papërdorshëm. Një startup është një kompani e vogël që synon të zgjidh një problem shumë të vështire teknik.


Shumë njerëz bëhen të pasur duke mos ditur asgjë më shumë se aq. Ju nuk keni nevojë të dini fizkë që të jeni prezentues i mirë. Por, mendoj se do t’ju jepte një ndihmë të madhe që ti kuptoni principet bazike. Pse startup-et duhet të jenë të vegjël? A ndalet një startup së qeni startup kur të rritet? Dhe pse gjithmonë mundohen të zhvillojnë teknologji të reja? Pse ka aq shumë startup-e që shesin barna të reja apo softuerë kompjuterikë, por asnjë nuk shesin vaj të misrit apo detergjente të rrobave?


Teorema


Ekonomikisht, një startup mund ta cilësoni si një mënyrë për të kompresuar tërë jetën e juaj punuese në pak vite. Në vend se të punoni me intensitet të ulët për katërdhjetë vjet, ju punoni aq sa mundeni për katër. Kjo paguhet shumë, sidomos në teknologji, ku ju fitoni ekstra për punë të shpejtë.


Le të paraqesim një skenar të shpejtë të teoremës. Një haker i mirë në të njëzetat, mund të gjej një punë me pagë prej 80,000$ në vit (në Amerikë). Kjo i bie se mesatarisht ky haker duhet të bëjë punë me vlerë prej së paku 80,000$ në vit, në mënyrë që kompania të mbijetojë. Hakeri mund të punojë dyfish më shumë si një punëtorë i një korporate, dhe nëse fokusohet mund të kryejë punë trefish më shumë brenda një ore. Puna mund të dyfishohet nëse i eliminojmë pengesat nga menaxherët e ndryshëm të kompanive. Më pas kemi edhe shumëfishime tjera: sa është më i menqur punëtori se sa kërkohet nga puna? Supozoni një trefishim. Nëse i kombinoni të gjitha shumëfishimet mund të vëreni se punëtori është ndoshta 36 herë më produktiv se sa kërkohet brenda një punë në një korporatë. Nëse nje haker i mirë vlen 80,000$ në vit brenda një kompanie të madhe, atëherë një haker i menqur qe punon shumë dhe pa pengesa të zakonshmë të korporatave të mëdha duhet të jetë i gatshëm të bëjë punë më vlerë 3milionë dollarë në vit.

.

Nëse 3milionë dollarë në vit ju duken shumë, mbani në mend se po flasim për rastin ekstrem: rasti ku ju, jo vetëm se nuk keni fare kohë të lirë por punoni aq shumë sa që e rrezikoni shëndetin tuaj.


Startup-et nuk janë magji. Ata nuk e ndryshojnë ligjin e krijimit të pasurisë. Ata vetëm reprezentojnë një pikë në fund të lakores. Ekziston një ligj i ruajtjes këtu: nëse dëshironi të bëni një milionë dollarë, ju duhet të përballoni vuajtje me vlerë një milionë dollarë. Për shembull, një mënyrë për të bërë një milionë dollarë është duke punuar në Postë gjatë gjithë jetës suaj, dhe të kurseni çdo cent të pagës suaj. Imagjinoni stresin e punës në Postë për pesëdhjetë vjet. Në startup-e ju e kompresoni gjithë këtë stres brenda tre apo katër vjetëve. Po të ishte e lehtë të krijohen startup-et të gjithë do t’a bënin.


Milionat, jo miliardat


Nëse 3milionë dollarë i duken shumë dikujt, kjo shumë do t’i dukej pak ndonjë personi tjetër. Tre milionë? Si mund të bëhemi miliarder, sikurse Bill Gates.


Le ta heqim Bill Gates-in nga tema. Nuk është ide e mirë të përdoren personat e pasur të famshëm si shembuj, sepse mediat shkruajnë vetëm për më të pasurit, dhe këta zakonisht janë raste të veqanta. Bill Gates është një person i menqur, i dedikuar dhe që punon shumë, por duhet shumë më shumë se aq për të bërë para aq sa ka bërë ai. Duhet të kesh shume fat.


Rastësia luan një rol shumë të madh në suksesin e një kompanie. Kështu që personat për të cilët lexoni në media janë personat që janë shumë të menqur, tërësisht të dedikuar dhe që e kanë fituar llotarinë. Pa dyshim Bill është i menqur dhe i dedikuar, por Microsoft poashtu ka qenë përfituesi i një prej gabimeve më spektakulare në historinë e biznesit: marrëveshja për licensimin e DOS. Pa dyshim Bill ka bërë gjithçka që ka mundur për të bindur IBM të bëjë këtë gabim, dhe ai ka shfrytëzuar shumë mirë këtë gabim, por nëse do të ekzistonte një përson që do ta përdorte trurin në anën e IBM, e ardhmja e Microsoft do të ishte shumë më ndryshe. Në atë fazë kompania Microsoft ishte shumë më e vogël në krahasim me IBM. Ata ishin vetëm një furnizues efektiv i një komponenti. Në qoftë se IBM do të kishte kërkuar licensë ekskluzive, siq edhe duhej të bënin, Microsoft përsëri do të kishte nënshkruar marrëveshjen. Edhe në këtë mënyrë ata do të fitonin një shumë të madhe parash, dhe IBM shumë lehtë do të mirrte sisteme operative diku tjetër.


Në vend të kësaj IBM përfundoi duke e përdorur tërë fuqinë e saj për t’i dhënë kontroll Microsoft-it mbi standardet e kompjuterëve personalë. Nga ajo pikë, e tëra çka duhej të bëntë Microsoft-i është të ekzekutone. Ata kurrë nuk duhej ta rrezikonin kompaninë me ndonjë vendim të vështirë. E tëra çka duhej të bënin është të manipulonin me licensa dhe të kopjonin produkte më inovative me shpejtësi.


Nëse IBM nuk do ta bënte atë gabim, Microsoft përsëri do të bëhej një kompani e suksesshme, por nuk do të mund të rritej aq shumë dhe aq shpejt. Bill Gates do të ishtë i pasur, por do të ishtë diku nga fundi i listës Forbes 400 së bashku me personat tjerë të moshës së tij.


Ekzistojnë shumë mënyra për t’u bërë i pasur, dhe kjo ese është për vetëm një prej tyre. Kjo ese është për t’ju treguar si të fitoni para duke krijuar pasuri dhe duke u paguar për këtë. Ka plot mënyra tjera për të fituar para, duke përfshirë spekulimet, martesat, trashëgimia, vjedhja, zhvatje, mashtrime, monopole, transplantime të organeve, lobime, falsifikime etj. Shumica e pasurive të mëdha me shumë gjasë kanë përfshirë ndonjë prej këtyre.


Avantazhi i krijimit të pasurisë, sikurse një mënyrë për të fituar para, përveq që është më legjitime (shumica nga metodat tjera tani janë ilegale) poashtu është edhe më e drejtëpërdrejtë. E tëra çka ju duhet është të krijoni diçka që kanë nevojë njerëzit.


Paraja nuk është pasuri


Nëse dëshironi të krijoni pasuri, atëherë është ndihmë e madhe të kuptoni se çfarë është ajo. Pasuria nuk është e njëjta gjë me paranë. Pasuria është aq e vjetër sa vet raca njerëzore. Në fakt edhe më e vjetër; milingonat kanë pasuri. Paraja, në krahasim me pasurinë, është zbulim i ri.


Pasuria është diqka fundamentale. Pasuria përfshin gjërat që ne i dëshirojme: ushqimi, rrobat, shtëpitë, veturat, pajisjet, udhëtimi në vende interesante e kështu me rradhë. Një person mund të ketë pasuri pa poseduar para. Sikur të ekzistonte një makinë, që me një komandë, do të na krijontë një veturë, do të na lante rrobat, apo do të bënte çfarëdo gjëje që ne dëshirojme, nuk do të ekzistonte nevoja për para. Gjithashtu po të ishim në Antarktikë, ku nuk ka asgjë për të blerë, nuk do të kishtë rëndësi sa para kemi.


Pasuria është ajo çfarë dëshirojmë, jo paraja. Nëse pasuria është e rëndësishmja, pse të gjithë flasin për para? Është një lloj lehtësimi. Paraja është një mënyrë e lëizjes së pasurisë dhe në praktikë ato janë të këmbyeshme, por nuk janë e njëjta gjë dhe përveq nëse dëshiroin të bëheni të pasur me anë të falsifikimeve, duke folur për para mund t’ju vështirësojë më shumë të kuptoni se si të bëni para.


Paraja është një efekt anësor i specializimit. Në një shoqëri të specializuar, shumica e gjërave që ju duhet, nuk mund t’i bëni personalisht. Nëse ju dëshironi një patate apo një laps, apo një vend për të jetuar, ju duhet ta merrni atë prej dikujt tjetër.


Si mund ta bindni kultivuesin e patateve t’ju jap juve disa patate? Duke i japur diçka për të cilën ai ka nevojë. Por, ju nuk mund të merrni gjithçka duke bërë shkëmbime. Nëse ju ndërtoni violina dhe asnjë nga fermerët lokal nuk kanë nevojë për violinë, si do t’ja bëni?


Zgjidhja të cilën e kanë bërë shoqëria, duke u specializuar çdo ditë e më shumë, është të bëni procesin e shkëmbimit në dy hapa. Në vend se të shkëmbeni drejtpërdrejtë violinat me patatet, ju i shkëmbeni violinat me argjend për shembull, të cilin mund ta shkëmbeni me çkado tjetër që ju duhet më vonë. Pjesa e ndërmjetme - mediumi i shkëmbimit - mund të jetë çkado që është e rrallë dhe e bartshme. Historikisht metalet kanë qenë më të përdorur, por së fundmi jemi duke përdorur një medium tjetër të shkëmbimit, i quajtur monedhë, që nuk ekziston fizikisht. Por, funksionon si një medium i shkëmbimit për shkak se ajo garantohet dhe kontrollohet nga bankat botërore dhe qeveritë.


Avantazhi i përdorimit të një mediumi të shkëmbimit është se ato e mundësojnë të funksionojë shkëmbimi. Disavantazhi është se ajo e bën të panjohur kuptimin e shkëmbimit. Njerëzit mendojnë se ajo çfarë bën një biznes është fitimi i parave. Por, paraja është vetëm faza e ndërmjetme për nevojat e njerëzve. Ajo çfarë bëjnë shumica e bizneseve është krijimi i pasurisë. Ata bëjnë diçka për të cilën kanë nevojë njerëzit.


Për çudi, një numë i madh i njerëzve e mbajnë nga fëmijëria idenë se ekziston një numër i caktuar i pasurisë në botë. Ekziston, brenda një familjë, një shumë e caktuar e parave në cilindo moment. Por këto nuk janë gjëra të njejta.


Kur pasuria përdoret në këtë kontekst, shumë shpësh përshkruhet si një torte. “Ju nuk mund ta rrisni torten” thonë politikanët. Kur ju flisni për shumën e parave në llogarinë bankare të ndonjë familje, apo shumën e parave në dispozion nga taksat qeveritare, është e vertetë. Nëse nje person merr më shumë, dikush tjetër duhet të marrë më pak.


Çfarë i shtyen njerëzit ne rrugë të gabuar është abstraksioni i parasë. Paraja nuk është pasuri. Është vetëm diçka të cilën e përdorim për të zhvendosur pasurinë. Kështu që edhe pse mund të ekzistojnë momente specifike kur ka shuma të caktuara të parave, pasuria nuk ka kufi. Ju gjithmonë mund të krijoni më shumë pasuri. Pasuria është krijuar dhe shkatëruar gjatë tërë historisë njerëzore.


Supozoni se keni një veturë të vjetër. Në vend se të shpenzoni kohën duke ndenjur kot verën tjetër, ju mund ta riparoni veturën tuaj të duket sikur e re. Duke e bërë këtë ju krijoni pasuri. Nëse ju e shitni veturën tuaj më parë, ju krijoni edhe më shumë pasuri. Duke e riparuar veturën tuaj ju e bëni veten më të pasur. Ju nuk e keni bërë dikë tjetër më të varfër. Kështu që qartazi shihet se nuk ekziston një pasuri e kufizuar. Në fakt, duke e shikuar në këtë perspektivë, ju çuditeni se si dikush mund ta mendojë pasurinë si një gjë të kufizuar.


Mjeshtria


Njerëzit të cilët më së lehti mund ta kuptojnë se pasuria mund të krijohet, janë ata të cilët krijojnë gjëra të ndryshmë, mjeshtërit. Gjërat që i krijojnë ata me duart e tyre shiten nëpër dyqane. Por, me rritjen e industrializimit numri i mejshtërve zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Një nga grupet më të mëdha të mbetura janë programerët. Një programer mund të qëndrojë i ulur para një kompjuteri dhe të krijojë pasuri. Një softuerë i mirë është një aset shumë i rëndësishëm. Nuk përmban prodhimtari që ta pengojë procesin. Ato rreshtat që i shkruajnë ata janë një produkt i kompletuar dhe përfundimtar.


Çdokush në një kompani punon bashkë me të tjerët për të krijuar pasuri, në sensin e krijimit të gjërave për të cilët kanë nevojë njerëzit. Kjo është edhe më e përhapur te programerët. Ata literalisht e mendojnë produktin, rresht pas rreshti. Dhe, kjo e bën shumë më të qartë për programerët se pasuria është diçka që bëhet, sesa diçka që shpërndahet, sikurse copat e një torte, nga një baba imagjinar.


Poashtu, është shumë e qartë për prograerët se ekzistojnë variacione të shumta se si krijohet pasuria. Ka raste kur një programer është një bishë produktive. Ekzistojnë tregime se si programerët për një ditë pune të gjatë kanë shtuar vlerë prëj qindra mijëra dollarëve në kompani. Një programer i mahnitshëm mund të bëjë punë më vlerë prej miliona dollarëve brenda disa javëve. Një programer mediokër për një periudhë të njëjtë do të kryente punë me vlerë zero apo ndonjëhërë edhe negative (duke shkaktuar shumë bug-s). Top 5% e programerëve në botë me shumë gjasë e shkruajnë 99% të softuerëve të mirë.


Pasuria mund të krijohet pa u shitur. Shkencëtarët, se paku deri vonë, kanë dhuruar pasurinë që kanë krijuar në mënyrë efektive. Të gjithë ne jëmi më të pasur duke ditur rreth penicilinës, sepse gjasat janë më të vogla që të vdesim nga infeksionet. Pasuria është çkado që njerëzit duan, dhe të mos vdesim është diçka që e duam të gjithë. Hakerët shpesh e dhurojnë falas punën e tyre duke shkruar softuerë më kod të hapur, të cilët mund t’i përdorin të gjithë. Të gjithë ne jemi shumë më të pasur për shkak të sistemit operativ Linux, mbi të cilin punon një pjesë e madhe e internetit, dhe pa të cilin me shumë gjasë ju nuk do të mund të lexonit këtë artikull.


Çka është një punë?


Në vende të zhvilluara, njerëzit i takojnë një institucioni, apo të paktën deri në të njëzetat e tyre. Pas gjithë atyre viteve, ju mësoheni me idenë e të qenit pjesë e nje grupi të njerëzve të cilët zgjohen në mëngjes, shkojnë në disa ndërtesa të caktuara dhe bëjnë punë të cilën në kushte tjera nuk do ta bënin me qejf. Me kalimin e kohës krijohet një identitet i juaj duke qenë pjesë e nje grupi apo institucioni të caktuar. Nëse ju duhet ta prezentoni vetem, apo dikush tjetër ju prezenton, zakonisht bëhet në formën: Eloni, 10 vjeqar, student i një shkolle të caktuar fillorë apo Eloni, 20 vjeqar, student i fakulltetit të caktuar.


Kur Eloni e përfundon shkollën, nga ai pritet që të gjëj një punë. Dhe ajo çka do të thotë të gjej punë, është të bashkohet me ndonjë institucion tjetër. Sipërfaqësisht është sikurse fakullteti. Ju i zgjedhni kompanitë për të cilat dëshironi të punoni dhe aplikoni tek ata. Nëse ndonjërës prej këtyre kompanive ju pëlqeni ju, atëherë ju bëheni pjesë e një grupi të ri. Ju zgjoheni në mëngjës, shkoni në disa ndërtesa të caktuara dhe bëni punë të cilën në kushte tjera nuk do ta bënit me qejf. Ekzistojnë disa dallime: jeta nuk është interesante si më parë, dhe ju paguheni në vend se të paguani siq keni bërë në universitet. Por ngjashmëritë janë më të mëdha sesa ndryshimet. Eloni tani është Eloni 22 vjeqar, zhvillues i softuerit në kompaninë përkatëse.


Në fakt, jeta e Elonit ka ndryshuar më shumë sesa mendon ai. Socialisht, kompania duket shumë sikurse universiteti, por sa më thellë që shkon brenda realitetit, aq më shumë ndryshon.


Çka një kompani bën dhe duhet të bëjë në qoftë se dëshiron të vahzdojnë të ekzistojë është të fitojë para. Mënyra se si fitojnë para shumica e kompanive është duke krijuar pasuri. Kompanitë mund të jenë aq të specializuar saqë kjo ngjashmëri është e fshehur. Një komponent i rëndësishëm i krijimit të pasurisë është lokacioni. A ju kujtohet makina magjike që mund t’ju bëjë vetura dhe të ju gatuaj darka të ndryshme, e shumë gjëra të tjera. Kjo makinë nuk do të ishtë shumë e dobishme nëse do t’ju dhuronte darkë në ndonjë vend të rastësishëm në Azi. Nëse pasuria do të thotë atë çfarë dëshirojnë njerëzit, kompanitë që zhvendosin objekte poashtu krijojnë pasuri. Kjo vlen edhe për shumë kompani tjera që nuk bëjnë ndonjë gjë fizike. Pothuajse të gjithë kompanitë ekzistojnë për të bërë diçka për të cilën kanë nevojë njerëzit.


Dhe kjo është ajo çfarë bëni ju, kur shkoni të punoni në ndonjë kompani. Por këtu qëndron edhe një shtresë tjetër e cila ka tendencë të fsheh realitetin. Në një kompani, puna që ju e bëni lidhet bashkë me punën e shumë njerëzve të tjerë. Ka mundësi që ju nuk e vëreni se jeni duke bërë diçka për të cilën kanë nëvojë të tjerët. Kontributi juaj mund të jetë indirekt. Por, kompania si e tërë duhet t’i jape njerëzve atë për të cilën kanë nevojë ata, ose përndryshe nuk do të fitojnë para. Dhe nëse ata ju paguajnë juve një shume të caktuar të parave ne vit, atëherë ju duhet te kryeni punë me vlerë të kësaj shume, ose përndryshe kompania do të shpenzojë më shumë sesa që fiton dhe kështu mund të humb biznesin.


Dikush që është duke diplomuar në universitet mendon dhe i kanë thënë se duhet të gjëjë një punë, sikurse gjëja më e rëndësishmë është të bëheni anëtarë të ndonjë institucioni. Një mënyrë më direkte për të shpjeguar do të ishte: ju duhet të filloni të bëni diqka për të cilën kanë nevojë njerëzit. Ju nuk keni nevojë të punoni në ndonjë kompani për të bërë këtë. Një kompani është një grup i njerëzve që bëjnë diqka për të cilën kanë nevojë njerëzit. Ajo çka është me rëndësi, është të bëni diqka të cilën njerëzit duan, e jo të bashkoheni me ndonjë grup.


Për shumicën e njerëzve plani më i mirë është të punojnë në ndonjë kompani ekzistuese. Por është shumë e rëndësishmë të kuptoni çfarë ndodh me ju kur bëni një gjë të tillë. Një punë do të thotë të bëni diqka që duan njerëzit, se bashku me të gjihtë personat tjerë në kompani.


Kjo pjesa ku puna e juaj varet nga të tjerët paraqet problem. Një nga problemet më të mëdha me të cilën ballafaqohen kompanitë e mëdha është vështirësia për të vlerësuar punën që e ben çdo person. Një pjesë të madhe të kohës ata gabojnë. Në një kompani të madhe, ju paguheni me një pagë shumë të parashikueshme duke punuar shumë. Nuk pritet nga ju që të jeni të pa aftë apo dembel por në të njëjtën kohë nuk pritet nga ju të përkushtoni gjithë jetën tuaj në punë.


Në një biznes të llojit të duhur, dikush i cili e dedikon veten tërësisht në punë mund të fitojë me dhjetëra apo qindra herë më shumë se sa një punëtor mesatar. Një programer, për shembull, në vend që të mirëmbajë dhe të përditësojë një softuerë të caktuar, mund të shkruajë një softuer krejtësisht të ri dhe të krijojë një burim të pasurisë me të.


Kompanitë nuk janë të krijuara të shpërblejnë personat që bëjnë këtë. Ju nuk mund të shkoni tek shefi juaj dhe t’i thoni se dëshironi të punoni dhjetë herë më shume, kështu që ju lutem më paguani dhjetë herë më shumë! Në fakt, teoria zyrtare është se ju punoni aq sa mundeni. Por, një problem edhe më i madh është se kompania nuk mund ta mas se sa vlen puna juaj.


Shitësit bëjnë përjashtim. Është e lehtë të vlerësohet se sa përfitime sjellin ata dhe zakonisht paguhen me një përqindje të shitjeve që i bëjnë. Nëse një shitës dëshiron të punojë më shumë, ai mund ta bëjë atë kurdo që dëshiron, dhe në këtë mënyrë do të fitojë proporcionalisht më shumë.


Ekziston edhe një kompani tjetër përveq shitjeve ku kompanitë mund të punësojnë top punëtorët: pozitat menaxheriale. Dhe atë për arsye të njejtë: performanca e tyre mund të matet. Menaxherët kryesorë mbajnë përgjegjësi për tërë kompaninë e tyre. Për shkak se puna e një punëtori ordiner nuk mund të matet saktë, nga ai pritet një dedikim normal. Në anën tjetër menaxherët kryesorë, sikurse për shitësit duhet të raportojnë në numra. Një CEO i një kompanie nuk mund të arsyetohet se ai ka dhënë dedikim normal. Nëse kompania performon keq, atëherë ai ka performuar keq.


Një kompani që do t’i paguante punëtorët e saj në mënyrë të saktë dhe të baza meritore do të ishte shumë e suksesshme. Shumë punëtorë do të punonin më shumë po të paguheshin më shumë. Më e rendësishmja është se një kompani e tillë do të tërhiqte punëtorët të cilët duan të punojnë më shumë. Kjo do t’i shkatërronte konkurrentët e saj.


Për fat të keq, kompanitë nuk mund t’i paguajnë të gjithë sikurse shitësit. Shitësit punojnë vetë. Shumica e punës së punëtorëve është e varur nga të tjerët. Supozojmë se një kompani krijon një vegël për konsumatorë. Inxhinierët krijojnë një vegël mjaft të mirë me të gjitha funksionet e duhura; dizajnerët krijojnë një mbështjellës të bukur për këtë vegël, dhe më pas specialistët e marketingut i bindin të gjithë se kjo është diçka që duhet ta kenë. Si mund ta dini se sa përqind e shitjeve janë meritë e secilit grup? Nuk ekziston ndonjë mënyrë si ti bashkoni të gjitha kontributet e tyre. Edhe po të mund të lexonit mendjet e të gjithë konsumatorëve, ju do ta kuptoni se këta faktorë janë të gjithë të bashkuara bashkë. Në një grup të madh, puna juaj nuk mund të matet e ndarë, dhe pjesa tjetër e grupit ju ngadalëson.


Për t’u bërë i pasur ju duhet ta vendosni veten në një pozitë më dy gjëra: matje dhe impakt. Ju duhet të jeni në një pozitë në të cilën performanca juaj mund të matet përndryshe nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për t’u paguar më shumë duke punuar më shumë. Dhe ju duhet të keni impakt, në sensin që vendimet që ju i merrni kanë efekt të madh.


Vetëm matjet nuk mjaftojnë. Një shumbull i një punë që matet por nuk ka impakt është të montoni komponente të ndryshme në një fabrikë. Performanca e juaj matet dhe ju paguheni në përputhje me performancën tuaj, por ju nuk keni hapësirë për vendime. Vendimi i vetëm që mund ta merrni është të vendosni sa shpejt do të punoni dhe kjo me gjasë mund t’i rrisë përfitimet tuaj dy apo trefish.


Një shembull i një punë që ka edhe matje edhe impakt është aktori në rol kryesorë të ndonjë filmi. Performanca juaj mund të matet nga përfitimet e filmit. Dhe impakti i tyre matet në sensin se performanca e tyre e bën apo thyen komplet filmin.


CEO-t poashtu kanë matje dhe impakt. Matja e performancës së kompanisë është edhe matja e punës së tyre. Dhe ata kanë impakt sepse vendimet e tyre e drejtojnë kompaninë në një rrugë apo tjetër.


Shumica e njerëzve që bëhen të pasur vetë janë në një situatë që ka matje dhe impakt, CEO-t, yjet e filmave, menaxherët e fondeve, atletët profesionistë etj. Çdo e mirë e ka edhe një të keqe, kështu që nëse ekziston një potencial i madh për të fituar aty duhet te jetë edhe një mundësi e frikshme për humbje. CEO-t, yjet, menaxherët e fondeve dhe atletët, të gjithë këta jetojnë me shpatën e varur mbi kokën e tyre, në momentin që bëjnë një gabim ata janë jashtë. Nëse jeni me një punë në të cilën ndiheni të sigurt, ju nuk do të bëheni të pasur, sepse aty ku nuk ka rrezik nuk ka as impakt.


Por, ju nuk duhet të jeni patjetër një CEO apo yll filmi për të vendosur veten në një situatë me matje dhe impakt. E tëra çka duhet të bëni është të jeni pjesë e një grupi të vogël që mundohen të zgjidhin një problem të madh.


Vogëlsia = Matje


Nëse ju nuk mund të vlerësoni punën e individëve të caktuar, ju mund ta vlerësoni punën e një grupi të vogël. Një nivel në të cilin mund ta matni me saktësi perfitimet e bëra nga punëtorët është në nivel të kompanisë. Një startup efektiv mund të përmbajë vetëm dhjetë punëtorë, e cila ju vendos ju në një faktor prej dhjetë, në matje të kontributit individual.


Duke filluar apo bashkuar një startup-i është mënyra me mirë për me të cilën jeni afër shefit tuaj. Këtu ju e keni mundësinë t’i thoni shefit tuaj që dëshironi të punon dhjetë herë më shumë, kështu që edhe duhet të paguheni dhjetë herë më shumë. Ekzistojnë dy dallime këtu: ju nuk jeni duke ja thënë këtë shefit tuaj, por direkt konsumatorëve dhe ju nuk jeni duke e bërë këtë individualisht, por së bashku më një grup të vogël të personave ambicioz.


Një kompani e madhe është sikurse një varkë gjigante e shtyer nga mijëra rremtar. Dy gjëra e ngadalësojnë shpejtësine e varkës. Njëra është se rremtarët individual nuk shohin ndonjë rezultat nëse punojnë më shumë. Tjetra është se, në një grup prej një mijë personave, rremtari mesatar me shumë gjasë është shumë mesatar.


Nëse i merrni dhjetë njerëz nga varka e madhe dhe i vendosni ne një varkë tjetër vetëm ata, më shumë gjasë ata do të ecnin më shpejt. Një rremtar energjik do të ishte shumë i motivuar duke pasur mundësi ta shoh efektin e tij mbi shpejtësine e varkës. Poashtu nëse njëri nga ata do të ishte dembel, ai do të vërheje shumë më lehtë nga të tjerët.


Por, avantazhi i vërtetë i një varke prej dhjetë njerëzve vërehet kur ju i zgjedhni dhjetë rremtarët më të mirë nga varka gjigante dhe i vendosni në një varkë bashkë. Ata do të kenë motivin ekstra duke qenë pjesë e grupit më të vogël. Secili nga rremtarët do të jenë në top 1%. Është shumë më e leverdishme për ta që të punojnë më një grup të vogël sesa më një grup shumë të madh.


Kjo është ideja kryesore e startup-eve. Idealisht, ju bashkoheni me një grup të njerëzve të cilët dëshirojnë të punojnë shumë më shumë, dhe të paguhen më shumë sesa do të paguheshin në ndonjë kompani të madhe. Dhe për shkak se startup-et krijohen nga një grup i vetë-selektuar i personave ambicioz që e njohin njëri tjetrin, niveli i matjeve është shumë më i saktë se ne suazat tjera. Një startup nuk përbën vetëm dhjetë persona, por dhjetë persona të cilët e njohin njëri tjetrin.


Steve Jobs ka thënë një herë se suksesi apo dështimi i një startup-i varet nga dhjetë punëtorët e parë. Vegjëlsia nuk është sekreti i startup-eve, por mundësia e selektimit të grupit. Ju nuk dëshironi të jeni të vegjël në sensin e një fshati, por të vegjël në sensin e një ekipi all-star.


Teknologjia = Impakt


Startup-et i japin çdokujt një mënryrë për të qenë në një situatë me matje dhe impakt. Ata mundësojnë matjet për shkak se janë të vegjël dhe ata bëjnë impakt për shkak se krijojnë teknologji të reja.


Çka është teknologjia? Është një teknikë. Është mënyra si të gjithë ne i bëjmë gjërat. Kur ju zbuloni një mënyrë të re për të bërë diçka, vlera e saj shumëfishohet kur njerëzit e përdorin atë. Kjo është diferenca në mes të një startup-i dhe një restoranti apo berberi. Ju e pjekni mishin apo i preni flokët vetëm për një person në të njejtën kohë. Kurse nëse zgjidhni një problem teknik për të cilën kanë nevojë shumë njerëz, ju i ndihmoni çdokujt që e përdorë zgjidhjen tuaj. Kjo është impakti.


Nëse shikoni historinë, shihet se shumica e njerëzve të cilët janë bërë të pasur duke krijuar pasuri kanë zhvilluar teknologji të reja. Ju thjesht nuk mund të pjekni mish apo të preni flokët aq shpejt sa duhet. Ajo çka i ka bërë Fiorentinasit të pasur më 1200 ka qenë zbulimi i teknikave të reja për krijimin e produkteve high-tech të asaj kohe, rroba kualitative. Ajo çka i bërë Holandezët të pasur më 1600 ishte zbulimi i teknikave të reja për ndërtimin e anijeve dhe navigimit të cilat i kanë mundëruar atyre të dominojnë detet e lindjes së largët.


Fatmirësisht, ekziston një përshtatje natyrore në mes të vegjëlsisë dhe zgjidhjes së problemeve të vështira. Teknologjia po zhvillohet shumë shpejt. Kompanitë e vogla janë më të përshtatshme sepse ata nuk përmbajnë shtresa burokratike që i ngadalsojnë. Poashtu, zhvillimet teknike priren të vijnë nga metodat jo të zakonshme dhe kompanitë e vogla janë më pak të varura nga e zakonshmja.


Kompanitë e mëdha mund të zhvillojnë teknologji. Ata thjesht nuk mund ta bëjnë atë shpejt. Madhësia e tyre i ngadalëson ata dhe i ndalon t’i shpërblejnë punëtorët për dedikimin e tyre të jashtëzakonshëm. Këhstu që praktikisht kompanitë e mëdha zakonisht zhvillojnë teknologjitë në fushat të cilat kërkojnë shumë investime fillestare, dhe kjo ju pamundëson startup-eve të reja të ikuadrohen dhe të konkurrojnë me ta, siq janë mikroprocesorët, termocentralet apo linjat ajrore. Por edhe në këto fusha ata varen shumë nga startup-et për komponente dhe ide të ndryshme.


Është e qartë se startup-et e bioteknologjisë dhe softuerit ekzistojnë të zgjidhin probleme të vështira teknike, por kjo duket te jetë e vëretë edhe te bizneset që nuk kanë punë të drejtëperdrejtë me teknologji. McDonald’s për shembull, është rritur shumë duke e dizajnuar një sistem të franqizave të McDonald’s të cilat mund të rikrijoheshin në tërë botën. Një franqizë e McDonald’s është e kontrolluar nga rregullat e caktuara, kështu që praktikisht është një softuer. Shkruaj njërherë, përdore çdoku. E njejta gjë edhe për Walmart. Sam Walton nuk u bë i pasur duke qenë shitës, por duke dizajnuar nje lloj te ri të dyqaneve.


Përdoreni vështirësine si një udhëzues jo vetëm në zgjedhjen e rrugës për kompaninë tuaj, por edhe në pikat vendimtare përgjatë rrugëtimit. Një rregull e pashkruar që mund ta përdorni është të vraponi lartë. Supozoni se jeni një djalë i vogël dhe po ndiqeni nga një person i madh dhe i trashë. Ju e hapni derën dhe e gjeni veten tek shkallët. A shkoni lartë apo poshtë? Zgjidhja më e mirë do të ishte të shkoni lart. Personi tjetër me gjasë mund të vrapoj shpejt në shkallët poshtë. Por, duke vrapuar lartë ai do të jetë në disavantazh. Të vrapuarit lartë është e vështirë për ju, por edhe më e vështirë për ata.


Çka do të thotë kjo është se në praktikë vazhdimisht duhet të kërkoni problemet e vështira. Nesë ekzistojne dy gjëra të reja që mund t’i shtohen një softueri, të dyjat me vlerë të njëjtë në raport me vështirësinë e tyre, gjithmonë zgjidhni më të vështirën. Jo vetëm sepse është më e vlefshmë, por sepse është më e vështirë. Kjo do t’i detyrojë konkurrentët e mëdhenj të ju ndjekin juve. Sikurse guerilët, startup-et preferojnë në terrenin e vështirë të maleve, ku trupat e ushtrisë kryesore nuk mund t’i ndjekin. Kjo nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të drejtuar një startup. Kjo është definicioni i një startup-i. Siupërmarrësit kapitalistë e dijnë këtë gjë dhe ata e kanë një frazë për këtë: pengesat në hyrje. Nëse ju shkoni tek një sipermarrës me një ide të re dhe i kërkoni atyre për të investuar, një nga gjërat e parë që do t’ju pyesin është se sa është e vështirë të zhvillohet kjo nga dikush tjetër. Kjo do të thotë, sa vështirësi keni vendosur në mes jush dhe një konkurrenti potencial. Dhe ju duhet të keni nje shpjegim bindës se pse teknologjia e juaj është e vështirë të kopjohet. Përndyrshe në momentin që një kompani e madhe dëgjon për idenë, do ta krijojnë një për ta dhe duke përdorur brand-in, kapitalin dhe distribuimin e tyre ata do të pushtonin tregun tuaj brenda natës. Ju do te jeni sikurse guerilët të kapur në fushë të hapur nga ushtria e rregullt.


Një mënyrë për të vendosur pengesa në hyrje është nëpërmjet patentave. Por, patentat mund të mos ofrojnë mbrojtjen e duhur. Konkurrentët zakonisht gjejnë mënyra si t’i tejkalojnë ato. Dhe nëse nuk munden, ata thjeshtë i shkelin ato dhe ju ftojnë që ti akuzoni. Një kompani e madhe nuk është e frikësuar nga akuzat, kjo është një gjë e zakonshme për ta. Ata do të sigurohen që akuza ndaj tyre do të zgjat shumë dhe do të jetë shume e shtrenjtë. A keni dëgjuar ndonjëherë për Philo Farnsworth? Ai e ka shpikur televizionin. Arsyeja përse nuk keni dëgjuar kurrë për të është sepse kompania e tij nuk ishte ajo që ka përfituar nga ky zbulim. Kompania që ka përfituar është RCA, ndërsa shpërblimi që ka marrë Farnsëorth për punën e tij përfshin një dekadë të plotë me procese gjyqësore.


Kjo na lërë të kuptojmë se mbrojta më e mirë është duke zhvilluar teknologji që është shumë e vështirë të kopjohet nga konkurrentët. Filloni duke zgjedhur një problem të vështirë, dhe më pas në çdo pikë bëni vendimin më të vështirë.


Ku fshihet lepuri?


Po të ishte thjeshtë të punoje më shumë dhe të paguhesh me meritë, do të ishte shumë e qartë se zgjidhja më e mirë është të fillojë nje startup. Deri në një pikë do të ishte edhe më interesante. Nuk mendoj se shumë njerëzve i pëlqen tempoja e ngadalshme e kompanive të mëdha, mbledhjet e shumta, bisedat e panevojshme dhe menaxherët që nuk dijne së çfarë po ndodh.


Për fat të keq ekzistojnë edhe disa gjëra që duhet t’i keni parasysh. Një nga ta është se ju nuk mund ta zgjedhni pikën në lakesën të cilën dëshironi ta trashëgoni. Ju nuk mund të vendosni, për shembull se dëshironi të punoni tre apo katër herë më shumë dhe të paguani po aq më shumë. Kur jeni duke e drejtuar një startup, konkurrentët tuaj vendosin se sa shumë duhet të punoni. Dhe të gjithë ata pak a shumë e marrin vendimin e njejtë sikurse ju, sa më shumë që mundeni.


Problemi tjetër është se përfitimi ështe vetëm mesatarisht në proporcion me produktivitetin tuaj. Ekziston, siq e kemi cekur më lartë, nje faktor i madh i rastësisë në suksesin e një kompanie. Kështu që praktikisht, ju nuk do të fitoni 30 hërë më shumë nëse jeni 30 hërë më produktiv. Në realitet ju jeni 30 herë më produktiv dhe do të fitoni diku prej zero deri ne mijëra herë më shumë. Nëse mesatarja është 30, mediana me shumë gjasë është zero. Shumica e startup-eve dështojnë. Është e zakonshme për një startup të zhvillojë një produkt me të vërtetë të mirë, t’i marrë shumë kohë ta bëjë atë, të mbesë pa para dhe të falimetojë. Një startup është sikurse një mushkonjë. Një ari mund të sulmojë dhe një gaforrë është e armatosur kundër një sulmi, por një mushkonjë është e dizajnuar vetëm për një gjë: të shënojë. Asnjë energji nuk humbet në mbrojtje. Mbrojtja e mushkonjave, si specie është se ata janë të shumtë në numër, por kjo është një ngushëllim i vogël për individin mushkonjë.


Startup-et, sikurse mushkonjat, janë përpjekjet gjithçka apo asgjë. Dhe shumë shpesh ju nuk e dini cilën do ta mërrni gjer në minutat e fundit. Po të ekzistonte ndonjë mënyrë për të punuar super-shumë dhe të paguheni për atë, pa pasur të përfshirë fatin e llotarisë në mes, të gjithë do ta përdornim atë. Më shumë do ta preferonim një shansë 100% për të fituar 1milionë dollarë sesa një shansë prej 20% për të fituar 10milionë dollarë, edhe pse teorikisht mundësia e dytë është dyfish më e vlefshme. Fatkeqësisht, nuk ekziston ndonjë biznes në botë ku ju mund ta zgjedhni ofertën e parë.


Gjëja më e afërt që mund ta bëni është ta shisni startup-in tuaj në fazat e hershmë, duke e japur rritjen për një pagesë të sigurtë. Një kompani e madhe që mund të blejë startup-e zakonisht është konservative dhe brenda kompanisë njerëzit që udhëheqin blerjet e kompanive tjera janë më konzervativët, sepse ata me shumë gjasë jane tipet nga shkollat e bizneseve që janë bashkuar me kompaninë më vonë. Ata më me dëshirë do të paguanin më shumë për një ofertë të sigurtë. Kështu që është më e lehtë të shitet një startup të përforcuar sesa një startup të hershëm.


Merrni përdorues


Zakonisht është ide e mirë të bliheni, po të keni mundësi. Të drejtoni një biznes është e ndryshme nga ajo e të krijuarit një. Është shumë më mirë ta lëni në dorë të ndonjë kompanie të madhe udhëheqjen kur ju arrini majat e rritjes. Poashtu është financiarisht më racionale, sepse shitja do t’ju mundësojë të diversifikoni. Çka do të mendonit për një këshilltar financiar i cili do t’i vendoste të gjitha asetet e një klienti në një stok të paqëndrueshëm?


Si të bliheni? Pak a shumë duke bërë të njejtën gjë që to da kishit bërë në qoftë se nuk do të mendonit ta shisnit kompaninë. Duke fituar para, për shembull. Por, shitja e kompanisë është një art në vete. Blerësit potencial do të mundohen të vonojnë procedurat me të gjitha forcat. Pjesa e vështirë e shitjes së kompanisë është t’i detyroni blerësit të veprojnë më shpejt. Për shume njerëz, motivimi kryesor nuk është frika nga përfitimet, por frika nga humbjet. Për blerësit potencial motivimi kryesor është se një nga konkurrentët mund t’ju blejnë. Frika tjetër është se nëse nuk ju blejnë tani, ju do të vazhdoni të rriteni aq shumë, sa që një ditë do të ju kushtojë shumë më shtrenjtë të ju blejnë apo edhe të bëheni konkurrentë.


Në të dyja rastet, gjithçka varet nga përdoruesit. Ju do të mendonit se një kompani që dëshiron t’ju blejë do të hlumtojë shumë se sa vlen teknologjia juaj. Por jo në të vertetë. Ato çfarë duan ata është numri i përdoruesve që keni ju. Blerësit supozojnë se perdoruesit e dijnë se kush e ka teknologjinë më të mirë. Dhe kjo nuk është aq budallaki sa duket. Përdoruesit jane prova e vetme reale që ju keni krijuar pasuri. Pasuria është ajo çfarë duan njerëzit dhe nëse njerëzit nuk e përdorin softuerin tuaj, ndoshta nuk është faji tek marketingu. Ndoshta është sepse ju nuk keni krijuar atë çfarë keni dashur.


Sipërmarrësit kapitalist kanë një list të rreziqeve të cilat i shikojnë me kujdes. Në maje qëndrojnë kompanitë që udhëhiqen nga personat e obsesionuar me teknologji të cilët janë më të interesuar të zgjidhin probleme interesante teknike se sa t’i plotesojnë kërkesat e përdoruesve të tyre. Në një startup, ju nuk jeni vetëm duke zgjidhur një problem. Ju jeni duke zgjidhur një problem për të cilën brengosen përdoruesit.


Numri i përdoruesve mund të mos jetë testi perfekt, por është shumë i afërt. Është ajo çfarë ka rëndësi për blerësit. Është ajo nga e cila varen të hyrat. Është ajo që i bën të pakënaqur konkurrentët. Është ajo çka i impresionon raportuesit apo përdoruesit e ri. Sigurisht është më e rëndësishmë se nocionet e juaja a priori se cilët probleme janë të rëndësishmë për t’u zgjidhur, pa marrë parasysh sa jeni të aftë teknikisht.


Ndër të tjera, duke e trajtuar një startup si një problem optimizimi do t’ju ndihmojë të tejkaloni një problem tjetër për të cilin brengosen sipermarrësit: koha e gjatë për të zhvilluar një produkt. Kjo është diçka të cilën hakerët dinë si ta evitojnë: optimizim i parakohshëm. Krijoni versionin 1.0 sa më shpejt që është e mundur. Përderisa keni disa përdorues për të matur, ju optimizoni duke u bazuar në supozime.


Ajo çka duhet të keni parasysh këtu është principi kryesor se pasuria është diçka që duan njerëzit. Nëse planifikoni të bëheni të pasur duke krijuar pasuri, ju duhet të dini çfarë duan njerëzit. Shumë pak biznese fokusohen t’i bëjnë përdoruesit të lumtur. Një restorant mund ta mbijetojë nëse servon një darkë të djegur. Por, në teknologji ju gatuani një gjë dhe ajo është çfarë hanë të gjithë. Kështu që çdo dallim prej asaj se çfarë duan njerëzit dhe ajo çfarë ofroni shumëfishohet. Ju i kënaqni apo i zemëroni klientët me shumicë. Sa më shumë që i afroheni asaj çfarë duan ata, aq më shumë pasuri krijoni.


Pasuria dhe Fuqia


Krijimi i pasurisë nuk është mënyra e vetme për t’u bërë i pasur. Për shumicën e historisë njerëzore nuk është as mënyra më e shpeshtë. Deri para pak shekujsh, burimi kryesor i pasurisë kanë qenë minierat, skllavëria dhe bujkrobëria, toka dhe bagëtia, dhe mënyra e vetmë për t’i pasur këto ishte përmes trashëgimisë, martesave, pushtimeve apo falsifikimeve. Në parim pasuria kishte një reputacion të keq.


Dy gjëra kanë ndryshuar. E para ishte rregulla e ligjit. Për shumicën e historisë botërore, nëse ju disi keni krijuar një pasuri, sundimtaro ose ndihmësit kanë gjetur ndonjë mënyrë për t’ju vjedhur atë. Por në mesjetën Europiane diçka e re ka ndodhur. Një klasë e re e tregtarëve dhe prodhuesve ka filluar të mbledhet nëpër qytete. Se bashku ata ja kanë dalur ta përballojnë sundimtarin lokal feudal. Kjo në parim ka qenë një incentivë e madhe dhe sipas të gjitha gjasave shkaku kryesor i ndryshimit të dytë të madh, industrializimit.


Shumë shrkime janë bërë për shkaqet e Revolucionit Industrial. Por sigurisht një kusht i nevojshëm, nëse jo i mjaftueshëm, ka qenë që njerëzit që kanë krijuar pasuri te mund ta shijonin atë në paqe. Një copë dëshmie është ajo çfarë ka ndodhur me vendet të cilat janë përpjekur t’i kthehen modelit të vjetur, siq ka qenë Unioni Sovietik, dhe deri diku Britania me qeveritë e punës në vitet e 60-ta dhe të 70-ta të hershme. Hiqeni incentivën e pasurisë dhe inovacioni teknologjik ndalet.


Kujtoni se çka është një startup, ekonomikisht: një mënyrë për të thënë se dëshironi të punoni më shpejt. Në vend se të mbledhni para ngadalë duke u paguar rregullisht për pesëdhjetë vjet, ju dëshironi ta bëni atë sa më shpejt që është e mundur. Kështu që qeveritë që ju ndalojne juve të krijoni pasuri në fakt ju detyrojnë të punoni me ngadalë. Ata janë në gjendje t’ju lënë të fitoni 3milionë dollarë brenda pesëdhjetë viteve, por ata nuk janë në gjendje t’ju lënë të punoni aq shumë sa të fitoni atë shumë brenda dy vjetëve.


Problemi me të punuarit ngadalë nuk është vetëm se inovacioni teknologjik ndodh ngadalë. Problemi është që nuk ndodh fare. Vetëm kur jeni duke kërkuar për probleme të vështira, si një mënyrë për të përdorur shpejtësine në limitet e saj, ju merrni përsipër projekte të tilla. Zhvillimi i teknologjive të reja është shumë i vështirë. Siq ka thënë Edisoni, është një përqind inspirim dhe nëntëdhjetë e nëntë përqind djersë. Pa incentivën e pasurisë, askush nuk dëshiron ta bëjë atë. Inxhinierët do të punojnë në projektet seksi sikurse aeroplanët luftarak apo raketat për hënë për paga normale, por teknologjitë më të zakonshme sikurse poçat elektrik apo gjysëmpërçesit duhët të zhvillohen nga ndërmarrësit.


Startup-et nuk janë vetëm diçka që ka ndodhur në Luginën e Silikonit në dekadat e fundit. Prej që është bërë e mundur të bëheni të pasur duke krijuar pasuri, çdokush që e ka bërë atë ka përdorur recetën e njejtë; matjet dhe impaktin; ku matja vjen nga puna me një grup të vogël, dhe impakti vjen nga zhvillimi i teknologjive të reja. Receta ka qenë e njejtë në Fiorentinë më 1200 siq është sot në San Francisko.


Duke e kuptuar këtë mund t’ju ndihmojë të kuptoni një pyetje të rëndësishmë: pse Europa është zhvilluar kaq e fuqishmë? A kishte të bëjë ndonjë gjë me gjeografinë e Europës? A janë Europianët racë më superiore? A ka të bëjë më fenë e tyre? Përgjigja (apo të paktën shkaktari i mundshëm) mund të jetë se Europianët kanë pasur një ide të re dhe të fuqishmë: t’i lejojnë të mbajnë paratë njerëzit e pasur. Në atë moment që e lejoni këtë, njerëzit që dëshirojnë të bëhen të pasur mund ta arrijnë atë duke krijuar pasuri dhe jo duke vjedhur. Rezultati i rritjes së teknologjisë nuk është vetëm pasuria por edhe fuqia ushtarake. Teoria që ka mundësuar aeroplanin e metalt është zhvilluar nga një matematicientë Sovietik. Por për shkak se Unioni Sovietik nuk ka pasur një industri kompjuterike, ka mbetur për ta vetëm një teori, sepse nuk kishin kapacitetet harduerike për të ekzekutuar kalkulimet e duhura për të dizajnuar një aeroplan.


Në këtë aspekt, Lufta e Ftohte na mëson të njëjën gjë sikurse Lufta e Dytë Botërore, ashtu sikurse të gjitha luftërat tjera. Mos i lejoni klasën udhëheqëse të shkatërrojnë ndërmarrësit. E vetmja recetë që i bën të pasur individët i bën edhe shtetet të fuqishme. Lëni nerd-at të mbajnë paratë e tyre të drekës dhe ju do ta udhëheqni botën.


Esenë origjinale në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu.



Kastriot Tolaj
Studiues i ndërmarrësisë dhe inovacionit.
64x64
Esetë e Paul Graham
Këtu mund t'i gjeni esetë e famshme të Paul Graham të përkthyera dhe të përsh...

Gjithashtu lexoni


1 koment