64x64
Pashtrik Mehmedi
Udhëzues dhe Këshillues Psikologjik, Shkrues
24 Korrik 2025 · 4 min lexim

Si t’ia mësojmë konceptin e “mirësisë” fëmijëve gjatë rritjes?

Si t’ia mësojmë konceptin e “mirësisë” fëmijëve gjatë rritjes?


Që në moshë të re, prindërit përpiqen t’i ndihmojnë fëmijëve të tyre të bëhen individ të cilët marrin kënaqësi nga jeta. Qysh në moshë të re duhet t’i mësohen fëmijëve vlerat.

Për fëmijët që të rriten si njerëz të mirë në mes këtyre vlerave është mjaftë me rëndësi edhe koncepti i “mirësisë”. Mirësia jo vetëm që e bën të lumtur personin që është i ekspozuar ndaj mirësisë, por është gjithashtu burim lumturie për personin që bënë mirë.

Që fëmijët të mund të fitojnë vlerën e mirësisë ata nuk do të mjaftohen vetëm me shpjegimin e këtij koncepti .Në mënyrë që fëmijët të pasqyrojnë mirësinë në sjelljen e tyre, është e rëndësishme që ata të dëshmojnë se prindërit e tyre e demonstrojnë në jetën reale këtë vlerë përveç shpjegimeve verbale.

Individët të cilët qysh në moshë të re mësohen të bëhen të lumtur duke bërë mirë, ata gjithashtu mund të kënaqen duke ndihmuar dhe duke shijuar gjërat e vogla në vitet e tyre të mëvonshme.


Nga cila moshë duhet të mësohet ky koncept?


Në zhvillimin e individit luajn një rol mjaftë të rëndësishëm ato gjëra që iu janë thënë atyre në periudhën fëmijërore dhe atyre ngjarjeve që ata kanë qenë dëshmitarë.Për këtë shkak duke filluar qysh nga foshnjëria duhet t’i ekspozohen fëmijëve sjelljet e përshtatshme që fëmija t’i fitoj ato vlera që ne duam.

Duke pasur parasysh se nga mosha 3-6 fëmijët ende nuk e kanë të zhvilluar mirë aftësinë për të kuptuar abastrakten, është e mundur që në këtë periudh, koncepti i të mirës të mësohet përmes ngjarjeve konkrete dhe gjërave.

Përveç dhënies së shembullit me sjelljen e tyre, prindërit gjithashtu mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre konceptin e tëmirës përherë përmes lojërave që luajn dhe librave që ua lexojnë. Ndërsa fëmija juaj rritet, ju mund ta ndihmoni atë të zbulojë interesat e tij dhe t’i ofroni mundësinë për të përjetuar mirësinë duke i ofruar mjedise ku ai mund të bëjë mirë.

Lumturia;arrihet vetëm me pozitivitet, karakteristika të forta dhe virtye. Çdo njeri i shëndosh me qëllim që të rris kualitetin e jetës duhet të shtoj gjendjen e mirësisë dhe të shtoj lumturinë e jetës se vet.



Duke ia mësuar konceptin e të mirës a duhet t’i mësohet edhe koncepti i së keqes?


Në ekzistencën e njeriut si e mira ashtu edhe e keqja duhet të zërë vend. Për këtë shkak edhe koncepti i së keqes duhet t’i mësohet fëmijëve. Rruga më e mirë për ta mbrojtur fëmijën nga rreziqet që ai do të përballet është të mund të njoh këto mundësi duke i diferencuar ato . Për këtë shkak është e ërndësishme ta mësoj se cila sjellje i përket konceptit të mirës dhe të keqes. Fëmijët me shktahtësin e gjykimit japin vendime mbi sjelljet e veta. Fëmijët që rriten duke mësuar të kujdesen për të gjitha qeniet e gjalla, edhe për ta bërë vetën të lumtur po gjithashtu edhe për të pasur dobi te të tjerët ata do të zgjedhin të bëjnë mirë(mirësinë).


Përkthyes: Pashtrik Mehmedi


Autore: Eda Ergür

Autorja  është Profesioniste e Psikologjisë Klinike në Spitalin NISTANBUL 


Ky artikull është  botuar në Revistën Psikologjike PSIKOHAYAT dhe është përkthyer nga Turqishtja në Shqip.


Pashtrik Mehmedi
Udhëzues dhe Këshillues Psikologjik, Shkrues

Gjithashtu lexoni


0 komente