64x64
Ridvan Bunjaku
Djalë i mirë i shpisë s'mirë
15 Shtator 2019 · 4 min lexim

Shtatë modulimet e Elitës 5

Shtatë modulimet e Elitës 5

Kënga “Heshtja jote diçka m’thotë” mund të jetë kënga me më së shumti modulime e Elitës 5, dhe ndoshta edhe më gjerë. Pas analizës më doli se i ka hiç më pak se shtatë modulime. Në vijim është një analizë e modulimeve.

Kënga fillon në e-mol:

Alo? Alo? Alo!…

Jo nuk më vjen çudi

Që kaq vonë dëgjoj këtë sinjal

Por më vjen keq se ti

Heshtjen tënde s’mund ta kthesh në fjalë

 

(Teksti marrë nga: https://genius.com/Elita-5-heshtja-jote-dicka-mthot-lyrics,

kënga dëgjuar te https://youtu.be/StpKXjU0P9c)

 

Mandej modulon në d-mol përmes notave, që nëse i përkthejmë në a-mol relativ i bien: B♭ A F E♭ (Be La Fa Es). Në shkallën e re, në a-mol relativ këto nota i bien: C B G F (Do Si Sol Fa). (Shihni tabelën në fund për notat e sakta “absolute” dhe ato “relative”.)

Meqë nuk ka akorde prapa, modulimi mbështetet në nota të përbashkëta të shkallëve, në këtë rast B♭ (be) është notë jashtë-shkallore, por është vetëm një dhe i shkon melodisë, pra është e pranueshme.

 

S’e di pse at’ qe ke ne zemer nuk e shpreh

Se dashurine askush ne bote nuk mund ta fshehe

 

Tash nota e fundit është Mi, dhe akordi jepet E-dur (në a-molin relativ). Këtu modulohet për një ton më lart, duke u kthyer në e-mol, dhe akordi E-dur, në shkallën e re është D-dur faktikisht. Ky është modulim tipik me një akord të përbashkët të shkallës së vjetër dhe shkallës së re.

Nuk kam shume kohe qe te merrem une me ty

Nuk mund te thuhet kjo loje eshte dashuri

Duhet te rritesh kuptoje dhe vete

I ke te gjitha vec se je mendjelehte (hehehe)

 

Këtu prapë modulimi është në d-mol, me mënyrën e njëjtë.

 

S’e di pse ate qe ke ne zemer nuk e shpreh

Se dashurine askush ne bote nuk mund ta fshehe

 

Tash modulohet në g-mol, përmes akordit E-dur (në a-mol relativ). Ky akord, në shkallën e re është G-dur (relativisht).

 

Edhe pse ti nuk flet dot heshtja jote dicka me thote

Edhe pse ti nuk flet dot heshtja jote dicka me thote

 

Vazhdon solo në g-mol.

Mandej solo-kitara modulon në e-mol, përmes vijës relative: Re Dis Mi Fa, që në shkallën e re i bie Fa, Fis, Sol, Gis

Vazhdon një “intermeco” në shkallën e njëjtë (e-mol):

 

Nëse do t’i ngjajsh

Mizës që të mërzit

Ta dish se kët’ gjë

Tash e ke arrit (shut up shut up)

 

Kthimi në g-mol bëhet përmes notave relative Fa, Sol, Do, ku akordi në Do është c-mol, relativisht, i cili në fakt është a-mol i shkallës së re.

 

Edhe pse ti nuk flet dot heshtja jote dicka me thote

Edhe pse ti nuk flet dot heshtja jote dicka me thote

 

Dhe në fund shpërthimi i Leonora Poloskës me notat relative La, Si, Do, Do, Re, Mi, Re, modulim në a-mol. Akordi i fundit është G-dur relativ që i bjen F-dur relativ në shkallën e re:

 

Edhe pse me vjen keq

Per shqetesimet e tua

Nuk te them me fal

Por te them te dua

Edhe pse me vjen keq

Per shqetesimet e tua

Nuk te them me fal

Por te them te dua

 

E përmbledhur në një tabelë kjo do të dukej kështu:



 

Ridvan Bunjaku

14 shtator 2019


https://botimetrb.wordpress.com/2019/09/14/shtate-modulimet-e-elites-5/


Ridvan Bunjaku
Djalë i mirë i shpisë s'mirë

Gjithashtu lexoni


0 komente