Krejt shqiptart’ kanë pa ditë t’zeza, po qato ditët e zeza i kanë kalu tuj ikë ose thanë ma ndryshe tu i ra n’t zezën edhe vet’ si individa.
Me i ra në t’zezën do me thanë me ikë prej nji rutine ditore që na karakterizon krejtve.
Shumë shqiptar’ përditë kalojnë në t’zezën;
pesë-gjashtë shokë ikin prej orës t’msimit për me dalë n’kafen përballë shkollës me u taku me ato çikat që kanë msim’ mas dite,
dy shoqe shkojnë bashkë n’banjo sa me mujtëme bo pak llaf e me u mar me thashethemet e ditës se ora e Fizikës shumë bajat,
nji bac dikun afër t’pesdhetave i kalon nja dy-tre veta n’renin e gjatë për rroga mrena bankës,
nji djalosh njizet e diçka vjet e kalon rrugën “trup” ani pse zebrat i ka pasë veç edhe dy hapa ma larg,
nji fmi gjashtë vjet i ikë rreshtit me nxansa’ që i ka radhitë msusja për me mrri ma i pari te dera e shkollës,
Nji inxhe s’pagun biletë autobusi për çikën e vet’ me arsyen se osht nër shtatë vjet përkundër faktit që dje ia kanë festu datëlindjen e dhjetë,
nji bac tjetër e pret autobusin e filanit se e ka shoq t’fort edhe ky kurrë s’i mer pare,
e nji polic nuk e dënon kusherinin e vet’ edhe pse ky ka kalu n’t kuqen,
besa, ka prej atyne shqiptarve që kanë qëllu ma t’zot e ma t’guximshëm sa kanë dalë edhe jashtë kufinjve t’Kosovës dikah nëpër Europë krejt pa gjurmë, d.m.th n’t zezën.
Kso ditësh kalon çdonjani prej nesh, tu i mlu me pak dredhi që na karakterizon neve si popull, tu i përfshi edhe ata që s’dojnë me kanë pjesë e ksaj “skrutnie”.
Ngjyrën jo, ama si tansi boll t’zi jem!
Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!