Proza moderne ruse, filloi pikërisht nga Alexander Pushkin dhe Nikolai Gogol. Ky i pari i'a nisi një letër Gogol-it, ku i sugjeroi dhe i bëri trysni që të shkruajë një roman mbi dilemat e një Don Kishoti rus, ku personazh kryesorë do të ishte një matrapaz që blen shpirta.
Pavel Ivanoviç Çiçikov, është një biznesmen rus që blen fshatarë ose frymë të vdekura, siç thotë autori.
Çiçikov, është personazhi kryesor
I kësaj aventure për shpirtin e Rusisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Ai është një spekulator që udhëton nëpër brendësinë e Rusisë në kërkim të "frymave të vdekur", domethënë shërbyesve të cilët kanë vdekur, por që ende nuk janë shpallur të vdekur në regjistrimin e popullsisë.
Shekulli i 19-të, Rusia ende kishte bujk në atë kohë, ata mund të bliheshin dhe të shiteshin, dhe mirëqenia e tyre ishte e lidhur drejtpërdrejt me zotin e tyre.
Po pse të duhen personat që më nuk frymëmojnë, kujt i hyjnë në punë tani ata?!
Kjo bën bujë në gjithë qytetin, përpjekja e tyre për të zbuluar të vërtetën, dhe për të kuptuar se në të vërtetë kush ishte Çiçikovi. Pastaj përhapet fjala se ky ishte milioner dhe papritur u bë një figurë e 'madhe' për t'a, se vetëm fjala milioner të jepte një titull në atë kohë, femrat filluan ta shikonin ndryshe, dhe ti shihnin gjërat që dikur nuk i kishin parë tek ai.
Një mashtrim që ju lejon një pasuri të rreme para shoqërisë së kohës, sa më shumë punëtorë dhe toka, aq më i pasur dhe më i fuqishëm ishte personi.
Kjo pra ishte si një rindërtim i vetës për personazhin.
Natyra e tij është në dyshim në disa momente të librit, derisa autori na jep një pamje të plotë të së kaluarës së tij me një kapitull për fëmijërinë e tij, fillimin e jetës së tij profesionale dhe atë që ai bëri për të marrë atë ku ai ishte.
Shpirtëra të Vdekura, është konsideruar si një portret jashtëzakonisht real i jetës provinciale ruse, dhe si një himn i shpirtit rus dhe satirë e pamëshirshme e rryshfetit, vulgaritetit dhe madhështisë ruse.
Gogol paraqet një komplot të pasur në detaje, skenarët dhe personazhet e tjerë përveç protagonistit janë të ndërtuara mirë.
Koroboçka, Manillovi, Sobakieviçi,
Petrushka, Pliushkini, janë personazhe që nuk harrohen lehtë.
Gogol, në mënyrë ironike kritikoi shoqërinë e lartë të kohës së tij, duke e konsideruar të korruptuar dhe të kotë, autori e bën të qartë se zyrat publike kanë punuar në bazë të ryshfetit, dhe korrupsionit, kritika gjithashtu bie mbi gratë e shoqërisë së lartë ruse, të cilat bënin shpenzime të panevojshme,
pra Gogol nuk kursen askënd në këtë libër.
Ai nxjerr në pah zakonet, veshjet, vendin,
kulturën ruse në përgjithësi, ato gjëra që pak i dinim deri atëherë. Në komplot, autori hulumton çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e pushtetit midis individëve dhe shtetit, duke paraqitur kritika ndaj burokracisë, korrupsionit të qeverisë dhe popullit dhe vetë sistemit social, me një ironi dhe sarkazëm.
Aty kemi gjithë letërsinë botërore, kemi Don Kishotin, tragjeditë e Shekspirit, Danten, aty nuk nuk ka kufi mes të gjallëve dhe të vdekurëve. Ai i drejtohet shpesh lexuesit, duke e bërë pjesë të vetë librit, stil që më vonë e bëri edhe Dostojevksi.
Pas botimit të librit në vitin 1842, autori kishte trysni mbi të gjithë për vazhdimin e librit, por për fat të keq ky është një libër i papërfunduar, pasi autori u përball me krizat e depresionit dhe pak para se të vdiste përfundoi duke djegur dorëshkrimin e dytë dhe të tretë të Shpirtrave të Vdekur.
Pjesa e dytë u botua pas vdekjes në vitin 1855 (me disa pjesë të shkatërruara nga autori) dhe për shkak të kësaj ne nuk kemi e dijmë edhe çfarë do të kishte ndodhur me personazhet.
Por duke na lë pas një kryevepër, një himn për jetën në Rusi.