64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
23 Prill 2024 · 2 min lexim

*Ruje

*Ruje


E kam rujt per vedi do dashni,

Për ditë të vshtira e mot me shi.

E kam mbyll, mos me ma marrë kush,

Ka me mu dashtë ato ditë, kur mos t'më dojnë askush.


E kam rujt, mbështjellë mirë;

Per ditë nga pak i kam shtu amëlsi.

I kam shtu diell, me më ngrohë,

Ditëve me acar, kur ban shumë ftoftë.


E kam nda n'plotë pjesë,

Për vedi s'kjeç tuj lanë asnji!

Por ma mirë mu mbështetë njiherë në vedi,

Mos me nejt tuj majtë në t'tjerë llogari.


Me plotsu boshllëk, dashninë e kam rujt,

Kur malli t'më molisë, mos m'ia kërku askujt.

Se kur msan veten me e dashtë mkanë thanë

Mundesh neser me i dashtë te tanë.


Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente