Më doje aq shumë rrugëve të Parisit,
tek ecnim të zhytur në njëri tjetrin.
Parisiene plot, gjithë klas e sharm
Kurse ti me kaçurrela shkapërderdhur.
Të gjelbër ishin sytë, të gjelbër,
Versajës si të çmendur vraponim pa nda
Policisë i shpëtuam me zemër në dorë tue vrapu,
Buzë Senës, diku pasdite, u ndalëm, etjen për ta shu.
Një kullë dritë bënte por jo aq sa syt e mi,
jo aq sa sytë e mi kur i shohin të tutë,
nga gjallëri vlonte një qytet i gjithë
po nuk ish i gjallë sa i yti shpirt.
Rrugëve të Parisit, ecnim si të çmendur
sa shumë e donim njëri tjetrin të dy
sa tu afrova buzën të ta puth
hapa sytë, pranë meje e qetë flije ti.
Flu Mus
Nëntor, 2018
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.