A t’kane glacu dajher dalldyshet?
Nese ke lujt neper aborre n'Sukubine ska pase hall as derman pa t’pershendet danjena nfluturim. Tuj lujt rrasaxham, me top a edhe shpijash. Ne cardak tone, gjithmone kane ba cerdhe kto tlume. Neper qoshe te murive sidomos. Rreth e rrotull shpise murijt kane ken te lym me boj te bardhe. Pjesa e perparme e ka pase nji bojë interesante si ngjyrë tullet në tkuqe.
E tesh ktu fillan krejtë problemi me dalldyshet; se e nyshin bojen e murit. Madhja rrite me shisë në dorë mas me i lanë me ba çerdhe po prep se prep harrote kajher e ato veç kur xeshin ven e i prushin vět. Kan drasht edhe gjerpnijt. U njitshin per murit me i mrri zegjt e dalldysheve.
Na kena pasë lule bri deret që shkoshin tuj u rritë per murit po qe per nafakë kurrë gjerpnijt nuk na kan hy mren neper oda. Kena pasë njifar gjarpni t'shpisë qi i thoshin. Ka nejt si ner ballkon, si ner çardak, rrallë dilte. Ama e di që kur e pat pa gjyshi; e ti hyni kmesë. Rrite per dreq ner lule, na njaty kaloshim perditë. Megjithse gjarpen ujit ma po ec e besoji.
Eh tesh, te e glacitna. A e dini ju ça asht me lujt gjith diten neper abarr e bash njateherë kur ta nepte nana nji cope tul buket me djathe e kastravec t'kersite glaca dalldyshesh ja nkry, ja nbuk, ja ndorë?
Po ku Bunen t'gjeti ty maj madhe? Hajt se ska gja, se ysht mirë thonë.
Ça maj mirë? Me t'dh* nkry a?
Ta çarte me lojë e me tana. Ma zi të qeshsshin e tveshin në lojë gjinja.
Aa a a Flutren e ka glacu dalldyshja.
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.