64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
28 Maj 2020 · 4 min lexim

Rrefime t'fminise II

Rrefime t'fminise II

*Balja Fife, shkodranja e Sukubines.


Kur ka ndrru jete Balja Fife i kam pase 4 vjete. Bile kam ken ne ode, me plot gra ner to madhja jeme, halla e babs (vajza e saj), mesa e bales e motrat e saja. Asht interesant se cka man men nji fmi kater vjec. Nja dy dite para se me ndrru jete, u disponu dhe i erdhe ngjyra e asaj ftyre te bardhe. I ka pase syte e zi e nji ftyre te kandshme qe tka ba per veti. Shum miq vishin me e pa e me i uru shnet e aja ju lypte vec hallallin.


Gjithmone e maj men afer djepit tuj perkund motren teme e tuj mas e lane me cu prej gjumit pa i mbaru krejte punte e shpise nana jeme. Bile e nishe shpesh'here tuj i than; leni maj ata pune e knaqu me ferishte, punt njaty i gjen. Te kauci afer penxheres asht ul gjithmon, si nqoshe. Me kam e perkundte djepin e me mu ngjyroste do fletore e mthonte; kur nuk vizatosha; a spo bajme carape sot a?


Tash kur e shah ne fotografi, nuk me duket e njajta Bale si ne kujtimet e mia e ne menen teme. Se di. Balja Fife gjate dites rrite ne shpi te na e naten e bante ne ode te veten te „shpija e vjeter“.


Ne shpi te vjeter vec oda e Bales ka ken ne rregull. E mbante shume paster e ala para syve i kam carcaft e bardhe si biluri. Ktu ka dore edhe nana jeme. Kurre nuk ka pritu me ja ba hysmetin. Jo vec asaj.


Nana jeme ka ken aja qe ja ka shtrengu doren tfunit her. Masenej Balen Fife e lshoj kiveti. Prej momentit qe ja pat shtrengu nans teme doren, ska kalu shume kohe dhe nji qetsi filloj ne ode. Frymarrja e saj e randume si gerhitje u nal. E mu me shpejt me hoqen prej odet. Kam qellu ne rrugice kur e kam pa hallen Nuri tuj i shpla syte e skuqun prej lotve ne nevojtore. Nana asht nane. Edhe 100 vjete me i pase.


Masenej me mori baba, do tesha mi bani nana gati e me futi ne makin me mcu te daja. Per me ma ba qefin mka cu me ble cka te du une ne dugaje te dajes ne Katerkolle e baba mpat ble Medeno Srce, te bardha ose sllatke srce, zemra me mjalte e zemra te bardha e te amla. E daja si zakonisht qe e ka pase zemren e madhe, mka marr e mka afru te rafti i cokolladave edhe mka than me e zgjedh cilen te du une.


Aty jena pershendet me te dhe mka cu te nanadaja e dajgjyshi ku ditet i kam kalu si asht ma se miri me tezen teme e cila me mu i ka diference diku vec 10 vjete. Aja ma ka ba interesant nejen te daja, me pergadiste tamel me kakao kur kjashe per nanen. Zakonisht kja qurritja jeme ka ndodhe para gjumit.

Une jam kthy ne shpi, e nuk e kam gjete Balen Fife. Askush nuk mka thane qe ka vdeke, por qe thjeshte ka ike ne Shqipni te familja e saj. Aja ka ken shkodrane. Vllaj i saj e ka shpine ne rraje t'Kalase Rozafes.


Te katerdhetat i ka pase ne kohen kur paten fillu bombardimet e Natos diku nese nuk me rren usdaja kah 24 marsi.


Balen Fife nuk e maj men si njeri qe ka qite kajde. Axha jem e plot djem te fisit i kan than hanko si ma e mocmja qe ka ken e madhes teme ne katun i kane thane nusja Dulit edhe pse nuse ne shpi ka ken nana jeme. Ala sat i thojne p.sh halla Leme kur e takan madhen teme; si je nuse? Ose kur e dvet nanen teme i thet si asht nusja?.


Bale Fife, ti rri ne Shqipni pra. Ose kuda qe ke shku, tpaste shpirti rahati.


Autore: Flutur Mustafa (Flu Mus)

Piktura: Liridon Troja Mustafa


Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente