64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
28 Maj 2020 · 3 min lexim

Rrefime t'fminise I

Rrefime t'fminise I


- Nese i ke ra katunit tem ndonjiher prej fillimit te xhades e deri te shitorja, ska pase hall as derman pa t'pershendete dikush. Po as ti ske ken ai qe se ke pershendete kur e ke pa diken ne oborr. Ka mjaftu nji t'jeta. Nganjiherë kjo t'jeta asht' shqiptu edhe pak ma ndryshe si ty'tjeta e qe e ka pase kuptimin me i thane dikujt "tu njatë jeta" apo tungjatjeta. Mirepo prap t'tjeta e ka pase lezetin e vet.

- Katuni jem, nuk ka ken katun i madh ama thonë se dicka e kena pasë te madhe; meñen. Ah po, e kena edhe nji shkronje e cila nuk asht as N as D po njifar kombinimi mendje / meñe. Për sukubinas se di pse ka pas kenë kjo përshtypje. Ken da që e ke dvet, Sukubina, ka pasë ndër msusat e profesorat e parë, ndër hoxhallart e parë bile veç fisi jem numron shume msusa e

profesorë të shekullit t'kaluem. Po nejse.

- Ekzistan edhe nji anekdotë; thuhet se kur kanë pasë zbritë prej Kravarit me pela t'ngarkume me mall; gjaja asht nalë edhe se ka vazhdu asnji hap kur i ka pa Sukubinjort. E i zoti për me ia hjek

friken vetes edhe gjasë ka pasë thanë "da pelë dah, Sukubinas janë ata". Prej aty edhe ka metë edhe pse e pakuptimtë; sukubinjort janë dapeldaha!

- T'jeta.

- "A jeni mirë tan? Sa t'qiti lopa sat? 5litra a? Bereqet pastë. Qiti ma shumë po ja lashë me e pi fmija. Njiky na i shtan tamlit ujë e na e qet t'prishun se tesh tre ditë ma kthen bidonin; po prep sat

ja kam qitë të njajtin bashkë me tamel t'sodit. Ku me ditë e mushë cisternen neper katune tjera e masenej per te na nuk ka ven. Kurgja se pagujn, as 30 filing litren. Skam hesap as me e majte e as me e mjel lopen. U tdalshin zorrt maj mas priç. Mbane mu qesh."

- Kjo asht nji bisedë tipike e perditshme e realizume "te tamli". Gratë e katunit, per cdo dite nadje dilshin me e prit kamionin qe e mlidhte tamlin per me e çu n'Podgoricë. Pak a shumë ka ken

nji google n'veti krejt procesi. Grate merrshin shilte a jasteke, dilshin pak ma heret me e prite "tamlin" edhe ja nepshin nji dore muhabet. Delshin vajza treja me u kallzu qe jan te vyme ose qe

vec i kan shti nanat me zor me dal; gjyshet zakonisht, zonjat e moshume qe i kane pase nuset neshpi me ua kry punt e kane pasë ajamë me dale me nejt te tamli. Ka pasë edhe gjysha që kanë dalë, sidomos do gjysha qe jua ka pase qefi me ba muhabete grashë po qe tkane ba shume me qesh me muhabetet e tyne. Une delsha me madhen teme (madhe iu thojmë gjysheve). Se di,mpelqete ñeja.

- Per sot t'tjeta. Shnash shihna daj dite tjeter e lexohna mes vedi. Prej nji sukubinjoreje t'permallume e krenare ju tham me t'mira.


Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente