Kur jeta të përplasë e dashtun
Ti kape për floksh e merre rrshjanë
Po qe tullace, pshtyje n'ftyrë
E mos lejo askënd ta dirigjojë zemrën.
Kur jeta të përplasë e dashtun
Banu valë e shndërroje në anije
Spirancën kputja e faren hupja
Diku atje në askund larg tokës tande.
Kur jeta të përplasë e dashtun
Buzëqeshi e para e mos lejo të të përqeshë.
Me të mirë e ngritë, me të mirë e zbutë, me të mirë e mbytë.
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.