Njëriu duhet të jetë si bleta punëtore. Kjo është thënia që e përdorim kur duam ta nxisim dikend të punojë. Behu bletë. Bleta me punën e saj krejt pa vetëdije kryen edhe një funksion tjetër, ajo u mundëson bimëve fekondimin dhe evoluimin drejt bimëve tjera. Në fakt, bleta pa vetëdije bën gjënë e duhur, çdo bimë shtesë do të thotë mundësi shtesë edhe për të. Ndërsa njeriu "me" vetëdije bën gabime.
Por çdo të thotë sot, kur i themi dikujt "bëhu bletë"?
Hiç më pak se sa behu organ seksual i botës se makinerive. Behu organi (mjeti) që makineria të ndjen. Me një lëvizje të vogël gishti të hapën katër dyer, ose me të hapur facebook-un bota të përgjigjet!
Bëhu bletë, bëhu organi që prodhon shkatërrimin tënd. Kryej vetëvrasje duke u argëtuar ose shpresuar se po e vret një tjetër. Nëse një punëtor vdes në vendin e tij të punës, puna menjëherë vazhdon. Por, nëse një makineri vdes, çdo gjë ndalet derisa ajo të ringjallet. Kjo është thënia behu si bleta sot, mbaji makineritë gjallë, bletë, por ti vdis s'ka gjë!
Njëriu shpiku makineritë për t'i udhëhequr ato. I shpiku për ta sunduar botën me to, por përfundoi i dhunuar nga to, dhe çdo ditë e më shumë avancon drejt formave të reja të dhunimit. Sa më endje pret versionin më të ri!
Përderisa unë po shkruaj këtë shkrim, nuk varet nga unë se a do e lexoj ndokush tjetër, sa varet nga telefoni se sa do ma mbajë baterin apo rrjeti i internetit apo nga rryma, e nëse këto nuk rezistojnë, nuk besoj që do rezistojë më gjatë edhe dëshira ime për të rishkruar të njëjtën gjë.
Njeriu është zgjatim i teknologjisë, e kur ky zgjatim të ndodhë, ai duhet të mpijmë sistemin e tij nervor, përndryshe do të vdes, nuk do të mund t'i bëjë ballë përjetimeve të mëdha. - thotë Mcluhan. Pra, në nuk jemi më njerëz, jemi zgjatim drejt formave të reja të teknologjisë.
Mendoj pra jam. - thoshte Dekarti. Postoj pra jam. - thotë sot, organi seksual i makinerisë (zgjatimi) që duket si njeri.
Sot njeriu nuk ndjen, ngase e ka nxjerr sistemin nervor qendror jashtë vetës. Çdo ndjenjë e nxjerrë jashtë dhe në vend të përjetimit të dhimbjes apo kënaqësisë, numëron liket dhe fokus kryesor ka atë se si të tjerët po ndjehen me ndjenjën e tij, e jo si po ndjehet ai vetë.
Homo-sapiens + homo-faber = homo-videns
Hut, ishte fyerja më e rëndë që mund t'i bëhet njeriut, të paketën këtu tek ne në Kosovë. Por çka është njeriu sot përveçse Hut, i cili tërë ditën e ditës zgurgullon sytë rreth asaj çka po ndodhë me të tjerët. Njeriu sot hapë sytë, jo mendjen! Shikon, nuk ndjenë.
A e mbillet?
Po e pyeste një i ri një tjetër teksa pinim kafe në "Art Bar" - në Skenderaj.
Po po e mbillem - përgjigjej tjetëri.
Ishalla mbinë - vazhdoi i pari.
Për çka po flasin e pyeta Fatonin që kisha afër!
Paska vdek filani e ky paska qenë në varrim, tash ky po e pyet a mbillet!
Homo-vidensi nuk ndjen, ai sheh çdo ditë tmerret e botës e s'ka si të ndjejë. Madje bota reale për të është ajo virtuale, ku kohën kalon duke prerë kokat e të tjerëve dhe triumfi i tij është çdo herë mbi vdekjen e tjetrit.
Homo-videsni nuk bën dallimin midis vdekjes reale dhe asaj virtuale. Epo vdekja është vdekje. E njëjtë për të gjithë do thoshte homo-vidensi.
Veçse nuk është e largët dita kur homo-vidensi do kërkojë ndjenjë. Një prej prodhimeve të fundit ësht roboti seksual, dhe teksa homo-vidensi do të jetë duke pësuar orgazmë do pyes: robot të dua, a më don ti mua?