Përgjatë viteve Instagrami i ka zhvilluar tre nga komponentët kryesore te Realitetit Virtual (VR). Së pari, përmbajtja e këtij aplikacioni është duke u shkëputur nga bota "reale" çdo ditë e më shumë dhe është duke shkuar drejt një fantazie të pastër. Së dyti, "personat" me të cilët ju jeni të lidhur në Instaram janë duke u bërë karaktere profesionale të një loje, jo persona real. Në fund, platforma në vetvete është duke u shëndrruar në një ekonomi vetë-përmbushëse dhe e ndarë nga shoqëria e botës reale.
Duke e shikuar evolucionin e platformave sikurse Instagrami, është duke u bërë më e qartë se VR do të jetë e ndërtuar në shtresa të fantazisë të ndërtuara mbi realitet. Kjo mund të paraqes vështirësi në botën reale, duke e bërë të vështirë për njerëzit të dallojnë fantazinë nga realiteti.
Duke i konsideruar këto elemente, çdo ditë e më shumë bindemi se rruga drejtë realitetit virtual në vitet që po vijnë, do të ndërtohet mbi botën fizike (përmes Instagramit dhe Snapchat-it), e jo duke e ndërtuar një botë të re përkrahë realitetit (përmes Oculusit, "the Oasis", etj.).
Joshja e Instagramit që nga fillmi ka qenë prezentimi i tij i "hiper realitetit". Dizajni fillestar i aplikacionit dhe produktit në tërësi i ka inkurajuar përdoruesit të jenë shumë të kujdeshëm në atë se çfarë shpërndajnë më të tjerët - duke përzgjedhur vetëm fotot dhe këndet më fantastike - dhe me pas duke i improvizuar dhe rregulluar përmbajtjen e tyre për joshje dhe impakt vizual.
Me kalimn e kohës, konkurrenca e pandarë e platformës e ka shtyer eksperiencën e produktit më shumë drejtë një fantazie të pastër (dhe joshëse) dhe larg nga realiteti.
Në nivelin e mjeteve, filterët e fotove kane evoluar drejtë përdorimit të Inteligjencës Artificiale, duke i lejuar amatorëve te konkurrojnë me profesionalët në shfaqjen e përmbajtjeve më të pasura vizuale.
Si rezultat i kësaj, shumë pak nga ajo çfarë shihni sot në Instaram është "reale" në ndonjë sens tradicional. Në vend të saj kemi një fantazi të fabrikuar, organizuar, aktruar, vepuar dhe montuar në masa globale.
Një evolucion i ngjashëm po paraqitet në të gjitha platformat teknologjike. Ata vazhdojnë duke zhvilluar çdo ditë e më shumë mjete të cilët njerëzit i përdorin për vëmendje. Facebook dhe Snapchat e bëjnë këtë duke shtuar lensat, efektet e fotove e shumë të tjera. Shumë shpejt beteja do të udhëhiqet nga Inteligjenca Artificiale, që do të na sugjerojë së çfarë të postojmë dhe kur ta postojmë atë.
Natyrisht, realitetin virutal nuk e paraqesin vetëm fotot e fantazuara, atë poashtu e paraqesin edhe karateret që gjenerojnë tregime, përmbajtje dhe interaksione të mahnitshme.
Nesë ktheheni prapa nje dekadë, ju mund të argumntoni se ajo çfarë e ka bërë Facebook-un të funksionojë aq mirë është se i ka ndihmuar shokëve tuaj real të jenë më tërheqës dhe interesant sesa mediat tradicionale dhe njerëzit e famshëm të vitit 2008.
Kjo ishte një kohë kur teknologjia i ka mundësuar miqve real të konkurrojnë me njerëzit e famshëm për vëmendje.
Por, në vitin 2018, është e qartë se Instagram i ka mundësuar njerëzve të famshëm të rikthehen me prodhime ekstreme dhe shfaqjen e nje hiper-konkurrence të një niveli të ri. "Miqt" me fotografë profesional, fotot e improvizuar, shfaqjet e linjave të trupit në vende të ndyrshme ekzotike, pamjet nga udhëtimet nëpër qytetet më të bukura të botës, videot e ahengjeve ekstravagante dhe të dalura nga kontrolli etj. janë shumë më zbavitëse sesa shokët tuaj real. Ato janë poashtu më të bukur për t'u parë, kështu që qartazi dhe do të fitojmë më shumë vëmendje.
Kjo nuk do të thotë se miqt real nuk duhet të provojnë të konkurrojnë. Ata duhet, por në procesin e konkurrimit kundër pseduo-njerezve-të-famshëm ata janë të detyruar që të bëhen sikurse ata në shumë mënyra.
Kështu, njerëzit e famshëm të bazuara në fantazira janë duke u rritur si kurrë më parë, duke i bërë edhe të gjithë të tjerët t'i kopjojnë ato.
Në realitet, kjo nuk është diçka e re. Ju mund të argumentoni se konkurrenca për vëmendje ndërmjet njerëzve të famshëm dhe miqve real ka nodhur gjithmonë, që nga kohërat e radios.
Por, nëse në dekadën e fundit kemi jetuar në një botë ku teknologjia i ka mundësuar miqve real të konkurrojnë direkt me njerëzit e famshëm, tani një frymë e re e njerezve-të-famshëm të bazuar në fantazira është duke e pushtuar botën për vëmendje. Në këtë rrugë ata janë duke e shtyer platformat sikurse Instagrami larg nga realiteti, e shumë më afër fantazisë.