Dashninë e mbrujnë nanat
me duert plot mall;
për kohën që kalon
e prekë ballin s'na e kanë.
Nanat kanë përbërës të veçantë
zanin e amel sherbet e shikimin të mbushun pritje,
se ti ke mu kthy,
prej duerve të saj buken me shiju.
Buken e mbrujnë me mallin me t'pasë n'krahë
e me nji pikë loti n'ven të krypës n'lugë t'drunit
gjellës me i dhanë shije dashnije.
Nana t'kallzon receta të tana
që ti mallin me e hjek
kur larg sofrës së saj bukën e ndanë.
E prap asnji gja nuk të del si e saja
se ti nuk e ke erëzën kryesore,
aromën nanë.
©️Flutur Mustafa Pllana
www.ndjenjenkornize.com
@ndjenjenkornize
@flumus
#FluMus
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.