64x64
Pashtrik Mehmedi
22 Prill 2021 · 3 min lexim

PostModernisti

PostModernisti

Po të kuptoj o trup

do të të mbes në kokë si poezi


Do të të godas aty ku shekujt

Të godasin, zi e më zi


Jo në ndërtesat e mëdha që i ke ndërtuar

As në teknologji që e ki formuar


Por do të godas 

Aty ku s'kishe mund me e duru


Po po , ti që po pretendon të jesh me njeriun


Diçka që shkon gjithnjë poshtë 

E nuk mundesh me u ngjit në poshtërsit e shekullit


Je i dobët ende,

ani pse ke marrë emrin modern

Ti je grushti i dobt i Migjenit 

Që bëhet gjak

Sa herë që dëshiron me e e godit malin


Ah, po ne jemi t'dobt me i qëndru përball

Post...dhimbjeve t'shoqnisë

Post...gjenocideve mendore

Post... të këqiave në lagjen ku jetojmë


Mbyllim gojën, se...

thellë brenda

E kemi shit pak shpirtin 


Post...produkti...

jam unë tashmë

I kontrolluar prej qarqeve të panjohura

Produkt i diçkahit që s'paguaj


Sa lehtë e shita vetën a?

Kaq lirë?

Pse a po mendon se ke qenë i lirë?


E vërtetë, sot mundesh me fol çka të duash

E në shprehjen e lirë, ke drejtë me sha

Me i sha njerëzit e mirë...

Se të këqinjt të vrasin


Sot, lëre revoltën i dashur

Por pa revoltë mos guxo të jetosh


çdo mëngjes që zgjohesh

Merr frymë thellë

edhe kërkoje mirësinë


Në gjumin e thellë të është kthyer fryma

Shpirti të ka pushu atje

Ku në asnjë vend të botës nuk pushon


Merre mendimin nga raftet dhe fute në kokë

Ndjenjat e përgjakura pak me dashuri

Futi në trup dhe jeto


Ah shpirti sa i ëmbël...

Por është i njejti, nuk ka ndryshu


Ndjenjat dhe mendimet të tradhtojnë

Të hudhin përtokë

E nuk të lënë të ngrihesh


I dashur, logjiko

Përndryshe fantazia 

Të dërgon në iluzion


Pas natës së pushueshme

Zgjohu

Çlirohu nga çdo errësirë e ditës

Jeto si i lirë 

Edhe me vdekjen tënde

Çlirohu.


Mëngjesi sërish vjen, dielli sërish lind

Dhe sërish

është një zë nga brenda që të mba gjallë

Lëviz i dashur,

që të mbijetosh për të jetuar më fort.



Gjithashtu lexoni


0 komente