64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
18 Tetor 2018 · 2 min lexim

Poezia e preferume

Poezia e preferume
Poezia jeme e preferume asht ngjyra e syve tu
Gjaja e parë në mëngjes, e fundit që n'mramje shoh.
Poezia jeme e preferume
Asht një a ma shumë rrahje zemre 
Të cilat drithërojnë krahnorin
Sikurse kur nğet për dikun pa frymë.
Poezia jeme e preferume asht syni i përgjumun
Pasi bashkë kemi qeshur deri në dhimbje barku.
Kangë asht kjo poezi
Kur të dy kujtojmë të pa intonuem
Himne dashunie n'vite
E këndojmë deri sa n'gjumë nga meloditë bijmë.
Poezia jeme e preferume 
Janë therrimet e bukes qe se bashku i ndajme
Puthjet e lanuna ne gota vene
E thithje ajresh neper mushkni.
Poezia jeme e preferume 
Asht përqafimi i netve me stuhi 
Deri n'diellzbardhje t'shtrenguem kur qendrojme
Ashtu si kur dashunojnë dy fmi.
Poezia jeme e preferume nuk asht as poezi
Ska vargje, as shenja pikesimi.
Ska as rregulla, as rime.
Poezia jeme e preferume titullohet si ti.

Flu Mus 
09.10.2018

Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente