Po t'mos ishte fjala të dua do ishin sytë e mi që do shkëlqenin sa herë do m'shihnin sytë e tu. Do ishte zemra që do më dridhej sa herë zëri yt të thoshte ndonjë fjalë. E do zgjohej shpirti flakë, sa herë ti do ma prekje krahun për t'më ndalur në rrugë për t'më përshëndetur. Me qeshjen tënde të butë flokët e mi do ngriteshin rrënqethurazi që nga qafa e deri tek cepi i ballit tim. Lulet do veniteshin pranë këmbëve të tua që lëvizin si valët e detit, dhe e qeshura do vulosej në buzën time teksa të shiqoja ty të jesh "thjeshtë vetja." Do ndizja natën me gjakun tim të vluar nga puthja jote, dhe do ndriçoja si diell nga përqafimi yt.
Po t'mos ishte fjala të dua... kur e mendoj nuk kish pas nevojë të ishte. Do m’mjaftonte të ishe para meje "VETEM TI."
Dhe sytë e mi do tregonin gjithçka që ndjej kur do t'shiqoja ty!
Sovran Hoti.