64x64
Lisjan Hasaxh
10 Korrik 2018 · 7 min lexim

Po du me qenë ma i/e lumtur.

Po du me qenë ma i/e lumtur.

Gjithmonë do ekzistoj një arsye që na shtyen ti japim jetës një kuptim cilësorë - mirë, keq apo në mes të dyjave. Janë të gjitha ndodhitë, veprimet tona dhe të tjerëve që na bëjnë të reflektojmë rreth kualitetit të jetës që po e jetojme aktualisht. Disa nga ato mendime apo reflektime nuk jemi në gjendje t'i artikulojmë saktë, mirëpo gjithmonë e njohim ndjenjën që e japë secili përfundim që nxerrim rreth vetës dhe jetës. "Sot ishte një ditë e mirë.", dhe patjetër që pas një pohimi të tillë të menduar që ne e bejmë dhe një diskutimi me vetën llogarisim paternet e -një dite të mirë- që kanë ndodhur. Me të njejtën teknikë gjykojmë edhe për jetën - "sikur t'kisha msu ma shumë n'shkollë fillore, tash e kisha pas ma lehtë fakulltetin", "sikur t'kish funksionu ky shtet si duhet, tash e kisha pas punën edhe paret e mia", "ma vonoj pergjigjjen, nuk i paska pelqy dicka te unë" etj.. Thjeshtë gjykime të shpejta të cilat tingllojnë aq të besueshme, mirëpo JO domosdoshmërisht të vërteta. Dhe te gjitha këto lidhen me dy lloj shkaktarësh; ti ose diçka dhe dikush rreth teje.


Tash dua të fokusohem më shumë tek atributet negative të cilat shpesh ne ia veshim vetës. Kjo për shkak se po ndihemi keq në ato momente apo jemi mësuar ta konceptojmë vetën dhe çdo veprim përsonal nga ai këndvështrim (këndvështrim negativ për t'ju dhënë kuptim gjërave). Nëse mendon se tashmë e ke arritur lumturinë optimale në jetë, atëherë mund ta ndërpresësh që këtu artikullin. Fillimisht dua që ta theksoj procesin si ndodhin konceptualizime të tilla. Pas çdo situate të hidhur për ne - një gabim i yni apo dikuj tjetër aktivizon rrugën e njejtë të mendimeve kur gjendemi në pozita të njejta apo të perafërta. Dhe vazhdimisht ushqejmë ato mendime të cilat kur përseriten disa herë, kthehen në bindje. Pa shkuar shumë largë nga kjo, secili mendim që e kemi shoqërohet me një ndjenjë të caktuar e cila na sjellë mendime të kalibrit të njejtë.. "osht' ora 11(23:00) edhe spo ma qelë telefonin, me siguri ka ndodhe diçka... osht me dikon masi nuk po ma qelë."  Dhe baam! Ndjenja e ankthit godet edhe vershojnë asociimet e tjera logjike rreth situatës të cilat e ushqejnë tutje këtë ndjenjë. Duke u përpjekur të jemi të sakt në konkludimet tona ne harrojmë se po i ekzagjerojmë gjërat, dhe këto mendime na shtyejnë të bëjmë gjëra që sjellin pasoja. "(Ndërkohë ndëgjohet dera afër orës 12:00. Hyri brenda i dashuri i saj, përderisa ajo e priste zgjuar dhe e pergatitur të hyjë në debat nga nervoza që i shkaktoi vetës. Kur ai hyri në derën e dhomës mezi e hapi sepse duart i kishte te zëna me dhuratat që i kishte blerë asaj për përvjetorin e tyre të lidhjes. Por dukej se ajo prapë nuk u durua)."


Ajo: "Ku ke deri n'ketë kohë, mfal?!"

Ai: "duke u sillë nëpër qytet me ta bo nji surprizë ty. :)" 

Ajo: "Telefonin ke mujtë me hapë.. sa marak u bona, mendova që t’ka ndodhë diçka.."

Ai: “Po nuk ‘osht hera e pare bre zemër që po vonohna.. Pse ki me u shqetsu? T’paktën prita nji koment për surprizen, jo prap diskutime për ngjarjet fiktive n’kokën tone qe i krijon."

(Ky koment bëri që dhuratat të shtyhen anash shtratit në mënyrë që ata të mund të fokusohen tek ajo që ishte më primare, Debati.)

Ajo: “Ti folë leht se une t’pres gjith ditën ktu, përderisa ti rrugavesh…!"


Mund ta paramendojmë se në cilin drejtim po shkon debati tani, për shkak se egoja u ngacmua. Në këto momente nuk kanë më rëndësi parimet aq sa hakmarrja verbale ndaj palës tjetër. Pra është ajo qendër e cila i ruan të gjitha llojet e bindjeve që kemi për vetën dhe për botën e jashtme (njerëzit dhe gjërat). Ajo nga brenga se i dashuri po e tradhton devijoj lehtë duke treguar pa dashur një paknaqësi më t’përgjithshme për jetën e saj. Po ndihem e vetmuar dhe e pasigurtë tek ti. Ndërsa i dashuri i saj përmes një llapsuzi të panevojshëm për situatën nënkuptoi se është lodhur nga mënyra se si po e trajton ajo; i nënvlerësuar.

 

Pra janë mendimet të cilat i përcjellim në kokë, dhe që cfarëdo kuptimi të kenë, ato do të kthehen në qenësore për konceptimin e subjektit që gjendet në ato mendime. E njejta ndodhë edhe me vetën. Kur një përson ndihet në stres nga një ndodhi e caktuar, ai/ajo do të komunikoj më vrazhdë me të tjerët. Mirëpo ai lloj komunikimi nuk është asgjë më shumë se një pasqyrim i mënyrës së si individi komunikon me vetën në ato lloj momentesh. Në situata të atilla individi ka nivel më të lartë vetë-kritike dhe më shumë mendime destruktive. Në njëfar mënyre në situata të vështira në prishim miqësinë me vetën dhe ndihemi të izoluar apo në humor të keq. Në esencë askush dhe asgjë nuk mund të dirigjoj disponimin tonë, përveq mënyres së komunikimit që ne e kemi me vetën tonë në momente të caktuara. Mirëpo cka nëse komunikojmë vrazhdë me vetën tonë për një periudhë të gjatë kohe? Profesionistët do e kishin konsideruar këto mendime destruktive si një simptomë depresioni. Mirëpo unë shumë e konsideroj depresionin si një simptomë të mënyrës se si komunikojmë me vetën. Për ta kjartësuar këtë dilemë, mendoje një situatë kur një iniciative e jotja nuk ka shkuar mirë dhe ke filluar të ndihesh keq edhe pse ke tentuar të qëndrosh i/e fokusuar. Atë ndjenjë nuk e ka shkaktuar dështimi mirëpo storja që i ke treguar vetës pas ndodhisë. Kjo sepse nga ato mendime dhe tregime burojnë emocionet dhe sjelljet tona të cilat janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën dhe mendimin.

 

Mirë, e cka ka rëndësi kjo Lisjan, përderisa ky është vetëm një përshkrim i fenomenit..

 

Zgjidhja është tepër e lehtë faktikisht. Njdenjat tona janë një alarm i mirë dhe i saktë i mënyrës se si ndihemi në momente të caktuara sado e vështirë të jetë situata. Dhe ashtu duhet pare ndjenjat, si tregues i mirëqenjes tonë. Çdo përceptim tjetër për ndjenjat e kqija, ndjellë vetëm frikë që na shtyen tju rrijmë largë dhe t’i refuzojmë ato. Me ç’rast mbesin të panjohura dhe të paeksploruara për ne; anipse kemi vite që nuk e ndjejmë më atë lehtësinë dhe rehatinë e jetës si më parë. Pra hapi parë, ndjenjat përceptoi pozitivisht si tregues, atëherë kur ti ndihesh parehatshëm.

 

Pastaj pyet vetën tënde se cila është brenga reale që ke duke ja artikuluar vetës shumë thjeshtë. Kjo na bënë të vetëdijshëm për shkaktarin. Pastaj reflekto.. “në momente tilla si do e kisha trajtuar një shok/shoqe timen të ngusht?”, apo “Çfarë këshille do i kisha dhënë shokut/shoqes time të ngusht nëse ai/ajo do t’kishte qenë në një situatë të tillë?” Këtë teknikë e ka themeluar Aaron Beck - pjesë e terapisë Kognitivo-Bihejviorale. Pyetje të tilla na ndihmojnë të reflektojmë, sepse pytjet janë vërtetë të fuqishme dhe shpesh na shtyejnë të marrim vendime të duhura në jetë. Pra hapi i dytë; reflekto me vetën tënde kur vërenë një ndjenjë të keqe.

 

Se fundmi, përsërite këtë procedurë aq shumë derisa i gjithë procesi do të bëhet automatik dhe i shpejtë. Në fazë të tillë, të praktikuarit e shpesht e bënë përsonin më fleksibil në aftësinë që po përpiqet ta përvetsoj.

 

Një e kaluar e vështirë na bënë të krijojmë stile të caktuara të të jetuarit dhe të të mënduarit për vetën dhe realitetin. Andaj është detyrë e jona që ti modifikojmë ato paterne dhe ta kompletojmë ngadal pikturën e bukur të jetës.



Gjithashtu lexoni


0 komente