Per Shinjergj,
Madhja e kpute firin,
All jeshil e e vete penxheresh!
Masenej u ulte e bashke me gjyshin
N'qoshe te cardakut;
Kush kalote,
I thirrshin nji kafe me e pi.
Te pusi nen fajletë,
Na e kojshitë-kushërinj u nepshim bagtive ujë n'lug.
E na si fmi, jau kena shterrë shpesh nanave gjakun, kur rreth grykës pusit luanim.
Per Shinjergj madhja mblidhte firin,
Ashtu t'lagun na e afrote per trupit,
Na ledhatote me te nadjeve para se me shku ne shkollë a kur u çoshim prej shtratit.
Me na u pri e mara, mrapa me lanë të thatin e t'ftoftin e dimnit t'gjatë.
Me çelë edhe na si natura.
Gjyshi pite kafen te penxherja afer shporetit,
Se nadjet edhe pse maj, ishin ala me voes e t'fresta.
Bela per njat punë thojnë me e rujt cungun ma t'madh per Shinjergj.
Per Shinjergj sdi a e ka kputë madhja firin ksaj herë!
Se gjyshi s'asht ma, n'qoshe t'çardakut, me te kafen me e pi.
Per Shinjergj.
Shinjergj. Prishtinë.
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.