64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
21 Janar 2020 · 2 min lexim

Për Schubertin, dolli!

Për Schubertin, dolli!

Schubert, 

a do inspirojnë ndokënd

të miat vargje

siç të inspiruan ty

të se di se kujt vargje 

atë pasdite në "Zum Biersack"?

Mbase për një përqafim?


Çfarë ndodhi në atë fundshekull të marrë?

Mbase do ndodhë dhe në këtë fillim shekull idiot!


Marshoi vallë ai i çmendur Napoleon dyerve të Vjenës?

Apo vranë një Car atje në tokën e largët e të ftoftë?


Schubert,

A pate ndonjë Elizë

apo thjeshtë vizitove një Oktoberfest 

dhe shuajte etjen gjinjve bavarez?


Të mbeten në kujtesë ndarjet, apo jo Schubert?

Dua të them, nuk harrohet lehtë një shkëputje 

si ajo e Hungarisë nga mëmëdheu yt?


E di që një Big Ben nuk u dëgjua në "Zum Biersack"

Por mbase ndonjë mbretëreshë të gjunjëzoi?


Dreqi e marrtë Schubert!

më pak se një Ständchen kërkoj.

Asgjë më shumë.

vetëm një përqafim të shtrëngueshëm, 

nga Ai 

Schubert!






Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente