64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
22 Shtator 2025 · 2 min lexim

Pekmez!

Pekmez!

Përmrenda mshehin langun!

Gishtnijtë e gjatë, çajnë lëkurën e hollë;

E dora çon te goja me i shiju.

Buztë i aviten amëlsisë së zemërkuqve,

Si nji e puthun e pambarueme

Që nijet ka, me e nisë nji dashni,

T'përtejme...


I ndezun zjermi në ashkla të thata,

Si dheu i gushtit, pa e njomë kund iherë shiu....

Ballit i bajnë hije kaçurrelat e si nen vetull i qesh syni, kadalë...


Shtrohet sofra me pelhuren e qenisun në gjergjef,

si kmisha e nuses s'pari herë kur shkel pragun e shpisë...

Mbizotnon përmallimi,

si n'resmet bardhë e zi e shijet përplasen si valtë e të nxetit...

E athët, e njelmët, e amël,

Si nji sekret i papërmendun kurrë,

n'harresë i lanun.


Shija ndezë flakën, derisa si kujtimet,

edhe ditët zanë e ftofen.

Hapat e ikjes ti msheh stina,

E tjetra m'sjell shpresen për nji përqafim...

Kazani i bakrit vazhdon me u zi përmi ashkla të thata,

Në te, si dashninë, e mbysim n'fundgusht, këtë verë...


Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente