Kur ndjehesh i deshperuar
Shko kenaqe trupin ne gjume
Sepse ne fund te fundit ne nje vend do te perfundojme
Mos e merr jeten kaq shume seriozisht sepse ajo di te jete hileqare
Mos beso gjithcka qe degjon dhe sheh. Mos u beso disa figurave tragjike qe sheh perdite ne Tv, Youtube, Facebook, Instagram.
Ne po jetojme ne Purgator, nje kembe ne Ferr dhe tjetren ne Parajse!
Beso por se pari ne veten tende!
Kur dikush te te levdohet para fytyre, peshtyje! Eshte gjeja me e mire qe mund te besh per shendetin.
Kur shikon larte, shikoji rete, mahnitu me yjet, mahnitu me Universin. Dhe dije qe ti nuk je Universi, ti je vrima e fundit e kavallit.
Dhe dashuro! Se pari veten, pastaj te dashuren, gruan dhe simpatine!
Meso nga gabimet, librat, profesoret, babai, nena, ndonje perofesore, ndonje person ne autobus dhe nga taksistet (dine gjithcka ).
Dhe kerkoje lumturine te vetja.! Pa u frikesuar shikoje veten ne pasqyre dhe thuaj: Une jam askush dhe neser, bile neser do te jem dikush.
Ata qe te thojne, “une mendoj keshtu”, ata s’mendojne hiç. Pa u ndrojtur, thuaje ate qe e di dhe e ndjen. Neser, pasneser do te jesh me I qete me veten.
Dhe mekato! Sepse njerezit e pare mekatuan ne syte e Zotit.