‘’Oh life…is bigger and you’re not me’’*
Asnjëherë nuk e kam ndjerë vetën të afërt me ty! Ke qenë shumë larg meje edhe atëherë kur unë pretendoja se të kasha afër. Cdo javë shkoja në vendin ku të lutesha por sërish zemra ime ndjente vetëm largësinë në vend të afërsisë. Për këtë ndoshta do të dënohem në një tjetër dimension, në një tjëtër ndjenjë, në një tjetër frymë! Afërsia e tepërt të bën dëm thonë, por mua largësia me ty edhe më shumë më bëri të ftohtë ndaj tentakulave tua të gjata, ndaj arsenalit tënd shtypës.
Që nga Lindja ti erdhe dhe bëre qindra shpirtra të të adhurojnë,të të përkulen, madje edhe të vrasin për dashurinë ndaj teje( cdo gjë e tepërt vret!). Ti që prosperon dashuri, dashuri nuk jep, ti që prosperon të mirën mbjellë të keqën! Unë nuk do të gjykohem për këto mendime sepse gjykimi i përket dikujt tjetër dhe si cdo qenie edhe unë e pres fundin që të gjykohem. Pra, jeta është më e madhe se ti, më e madhe se sa llomotitjet e tua. Ti u linde në grimcat e rërës dhe grimcë e rërës do të jesh gjithmonë, por për fat të keq shijove mjegullën e maleve, shijove nxehtësinë e tropikalëve dhe ftohtësinë e veriut…por era do të të grimcojë sikurse guri që grimcohet nga valët e detit.
Shkalla e Parajsës* ndoshta do të thehet derisa të mbërrijë atje por të paktën unë veten nuk e kam gënjyer!
*Kështu fillon kënga e grupit R.E.M- Losing my Religion.
*’’Stairway te Heaven’’ titullohet kënga e rok-grupit Led Zepelin