64x64
Zgjim Sherifi
Thjesht kurioz
5 Shtator 2019 · 2 min lexim

Numri Pi

Numri Pi

Pi

Ekziston një numër që përcakton pafundësinë edhe pas pikës

‘’You and i are gonna live forever’’*

Por ‘’përgjithmonë’’ është diçka modale, e papërcaktueshme

Përgjithmonë është vetëm jeta, ne jemi të përkohshëm

Ne jemi Pi por vetëm deri tek pika

Sa bukur është ta mendosh se një ditë do të vdesim

Po të jetonim gjithmonë, do t’ju bëheshim barrë tokës dhe njerëzve

Numrat na garantojnë të pakufishmen, por jo edhe numrat tanë të moshës

Ne jemi të kufizuar në rrethin e jetës

Përjetojmë dhimbje, tradhti, hidhërime, humbje . Por prapë vazhdojmë të frymojmë sepse koha shëron plagët por jo vendin.

(Oasis- ‘’Live Forever’’)


Zgjim Sherifi
Thjesht kurioz

Gjithashtu lexoni


0 komente