Pi
Ekziston një numër që përcakton pafundësinë edhe pas pikës
‘’You and i are gonna live forever’’*
Por ‘’përgjithmonë’’ është diçka modale, e papërcaktueshme
Përgjithmonë është vetëm jeta, ne jemi të përkohshëm
Ne jemi Pi por vetëm deri tek pika
Sa bukur është ta mendosh se një ditë do të vdesim
Po të jetonim gjithmonë, do t’ju bëheshim barrë tokës dhe njerëzve
Numrat na garantojnë të pakufishmen, por jo edhe numrat tanë të moshës
Ne jemi të kufizuar në rrethin e jetës
Përjetojmë dhimbje, tradhti, hidhërime, humbje . Por prapë vazhdojmë të frymojmë sepse koha shëron plagët por jo vendin.
(Oasis- ‘’Live Forever’’)