64x64
Fortesa Gashi
19 Janar 2020 · 3 min lexim

Nje makin e cila ngjalli shpresat e mia

Nje makin e cila ngjalli shpresat e mia



Isha ulur pranë një lisi, perpara meje shtrihej deti i pa fund,dallget sikur po më perbinin të terin, prita , prita e prita... a thua pse nuk erdhi!? Apo ndoshta nuk do të vie fare, kush e di.Pas pak qastesh ndaloi një makinë e cila ngjalli shpresat e mia...Mbase kjo makinë nuk mund të jetë një rastesi, flisja në heshtjen e bukur të vetvetës! Gjithsesi hipa...

Pa shiko, brenda makines një njeri i moshes se mesme,por qe dukej si një robot, sepse nuk fliste fare, në mendje me shkoi mos vallë nuk degjon, apo nuk mund të flas. 

Në atë moment e kaploi një temperaturë komplet trupin tim, ndihesha si një njeri mes një shkretëtire qe ska nga tja mbath... Ashtu unë, duke shetit rruget me njerz të panjohur! Ishe një rrugë thuajse e gjatë, por për një moment ndaloi makina! Më kerkoi të zbres,dhe duke zbritur e pyeta se ku gjindem, ne cilin vend? Duke mos më shikuar fare, me tha se je në rrugën më të bukur qe ke qenë ndonjeher! U habita, dhe mbeta prap duke pritur...

Tek sa prisja, ne drejtim timin erdhi një grua, me një buqet lule, ku shkruhej vetem një mesazh prej dy fjalësh ' PER TY' . As gruaja nuk foli, quditesha me veten se qfarë po ndodhte! U mbusha inat, inat dhe mllef në atë qe prisja... Por nuk kaloi shumë kohë, me në fund erdhi! Erdhi një makinë ku u ndal para kembeve te mia, ahhh sa u gezova! Se me ne fund erdhi...

Por, fatkeqsisht, ishte prap vetem nje makine, me një njeri te panjohur! Zoteri, ku me dergoni? 

' Tek rruga me e bukur e jetes' ! Me habiste fakti si pergjigjeshin te gjithë njesoj... Kur pa prit mberritem në anen tjeter të detit, shihja një njeri, prane një ambienti te zbukuruar plot me lule , makina ndaloi dhe unë zbrita, aty me priste pikerisht njeriu me të cilin do të takohesha! Me kapi perdore dhe me shoqëroi drejt ambientit të bukur qe shendriste nga bukuria, më tha se isha vajza më e dashuruar në botë! Kur e pyteta pse? Me tha se ishe në gjendje te udhtoje me njerz të panjohur, gjë që ti s'do e beje kurrë! Morre lule mga një person i panjour, gjë që nuk egziston në karakterin tënd, të maresh diqka nga dikush qe se njef. A kaq shumë me dashuron? Kaq shumë sa të dalesh nga rregullat e tua... 

Ehh po... unë prisja pranë detit me shprese qe të vie ti, meqense u vonove, kur makina ndaloi pranë meje, e mendova si një shpresë për mua, por e dija qe ishte një plan i yti, sepse mua me njohin të gjithë që nuk hipi në makinen e tjerve kur jam pa ty, dhe per ate arsye askush nuk me ndalon. Prandaj nuk e ndjeva vetem unë, e ndjeu edhe vet zemra ime, qe ajo makinë ishte nje shprese per mua, dhe keshtu ndodhi! 

U bë shpres qe takimi im me ty te realizohet...

Pse jo, nganjeher duhesh të thyesh akull ne parimet e tua...

#FortesaG

                 



Gjithashtu lexoni


0 komente