64x64
Ridvan Bunjaku
Djalë i mirë i shpisë s'mirë
12 Dhjetor 2018 · 2 min lexim

Nëntor i ftohtë: rikujtues i qartë i hijeve të së shkuarës

Nëntor i ftohtë: rikujtues i qartë i hijeve të së shkuarës

“Nëntor i ftohtë” e shfaq ni gjendje ekstreme të njeriut (por jo të izoluar) të shkaktuar nga çmenduria e “politikës” me vetëdije shumë të ulët. Në film shfaqen qartë qasje në dukje të kundërta të njerëzve të mirë, të cilat nuk çojnë askund sepse e keqja është tepër e madhe. Filmi i përmend disa nga problemet kryesore të të 90tave dhe si i tillë duhet të shikohet në radhë të parë nga ne që pak-a-shumë i kemi përjetuar ato, e që me sa duket i kemi harruar thuajse krejt. Pastaj duhet të shikohet nga brezat e rinj të cilët mund as të mos i kenë dëgjuar ato histori se janë të vështira e të pakëndshme për t’u biseduar, apo edhe t’i kenë dëgjuar e të mos i janë dukur të njëmendta. Në këtë kohë kur bota ndërkombëtare ka telashe të tjera dhe nuk do të mirret me të shkuarën e lënë peng, ky film vjen si rikujtues i qartë në radhë të parë për ne, palët e përfshira direkt, pastaj edhe të gjitha palët relevante, se një e keqe kaq e madhe e sistematike nuk mund thjesht të harrohet e të injorohet. Nuk mund të shikojmë përpara pa i shëru plagët e të shkuarës. Përndryshe do të na ndjekin vazhdimisht si hije duke u përsëritur kohë pas kohe.


Ridvan Bunjaku
Djalë i mirë i shpisë s'mirë

Gjithashtu lexoni


0 komente