Bota me ngërdheshje m’pyet se ku qëndron dashunia?
Qetësisht, pa shumë za;
“Nën lëkurë” - ia kthej!
Matet për t’kundërshtu me grimasat e fytyrës që ndryshojnë!
“Nuk ke qysh me dashtë kur se do vetën” - vazhdoj unë...
“Kur si beson shpirtit tand...”
e nuk ke qysh me dashtë;
Nëse s’ke gdhendë asnjiherë lëkurën tande!
Ki me u shenju i tani,
e shenjat kanë me mbetë gjithmonë aty!!
Të gjalla, tu ta thirrë emnin për me i prek’!
Ti...ki me i prek’ e me ia dëshmu vetës se edhe n’sfidat ma t’mdhaja që kanë me ardhë, dashunia, qëndron nën lëkurë!
Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!