Poezitë ma t'bukra i kam shkru në të tilla net,
Kur qyteti asht' i zbrazun e asnji frymë njeriu nuk bëzanë.
Kur trotuaret janë t'mbushun hapa lagshtie e gjethesh që era i ka shpërnda.
Në të tilla net, perqafimet janë të gjata e puthjet janë të langshme;
Pothuajse sa edhe teshat qe i ke harru n'oborr gjysmë të teruna e tash pikin lagshti.
Në të tilla net, bashkë me shiun kujton ekstazën që sapo e ke kalu.
Mes shumë frymarrjesh e kërkon edhe nji tjetër etshëm me buzë të çame.
Prej A-së deri n'Zh në të tilla net, të ndjekin pas momentet kur vapa ka kenë kryefjalë.
Por të pakta janë të tillat net.
Flu Mus
28.07.2019
Photography Credits: G. Sylejmani @chromogos
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.