si shkruhet ne gjuhen tande, eja ?
me fjalë që i merr era
apo me gjethe qe i thanë vjeshta ?
si shkruhet në gjuhën tënde, rri ?
me vetëtimën që më dërgon tek ti
apo me retë që sjellin shi ?
çka quhet në botën tënde ëndërr ?
ajo çka me të vërtetë ëndërron të ndodhë
apo ajo që e prekim në zhgjëndërr ?
shumë gjuhë të huaja mund të mos di
e do fjalë të shpirtit nuk i kam mësu
por shumë mirë e di çka rimon me shi
di dhe që njerëzit si ti, skanë tru.
thua, do të vi ?
të them, do bjerë shi...
çadër do marr me vete ta kem...
mos harro nën çadër, pak mend.
mblidhi një e nga një,
për vete mbaji mendtë, mos i shit.
asnjë kohë nuk ka të dëgjojë,
orvatjet e tua, vit për vit.
këto vargje i shëndrruam në ikje
në ikje të lagështa plot me shi
dhe në lexime bëhesh i mërzitshem
në shkrime shëndrrohesh në zi.
Flu Mus
2018
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.